Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar SPAK-un për çështjen e gazetarit Elton Qyno lidhur me padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme mbi sekuestrimin e telefonit, laptopit dhe kontrollin e banesës së tij. Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave për sekuestrot e materialeve të gazetarit Qyno dhe në fund asgjësimin e tyre.

Gazetari Qyno u akuzua më parë se ka nxjerrë komunikime të “SkyECC” nga një prej fraksioneve të dosjes “Metamorfoza”, që sipas Prokurorisë së Posaçme përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë. Me vendimin unanim 8 me 0, nga anëtarët u vendos se të gjitha materialet që janë sekuestruar do asgjësohen dhe nuk do përdoren më si provë në proceset gjyqësore ndaj tij.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se sekuestrimi i të dhënave kompjuterike përbën një ndërhyrje të pajustifikuar dhe jo proporcionale në lirinë e shprehjes. Gjithashtu në vendim thuhet se gazetari nuk duhej t’i ishte ushtruar presion për të treguar burimin, por se SPAK-u duhej të hetonte dhe të zbulonte si rrodhi dosje sekrete, fraksioni i Metamorfozës.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

“Sot në datën 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe të dhënave kompjuterike.

Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake të kërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë. Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Për sa i takon themelit të çështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së. Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit. E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.

Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit. Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik. Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale. Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit. Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë).

Po kështu, Gjykata vendosi edhe pranimin e kërkesës për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara. Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private Gjykata vlerësoi të mos ndalej, për sa kohë ajo gjeti shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme”.

Pas vendimit ka reaguar vetë gazetari Qyno përmes një postimi në profilin e tij. “Nëse quhet krim, për një gazetar kronike se jep një mendim kritik apo sjell në publik detaje dhe fakte të vërteta nga dosjet hetimore, që ka në gjykim SPAK-u apo qoftë dhe prokurori të tjera, atëherë duhet ta pranojmë se jetojmë në kohën e Koçi Xoxes dhe jo në kohën, kur trumbetohet liria e shprehjes dhe aderimi në BE. Na thoni që jetojmë në epokën e Koçi Xoxës dhe unë, por as kolegët e mi nuk flasim.”

“Vetëm Koçi Xoxe është marë me arrestime e përndjekje gazetarësh (arretsimi i Petro Markos etj). Nuk mund të përdoret vula e SPAK-ut, si snajper për të goditur zëra kritikë dhe raportues. I gjithë sulmi i SPAK-ut, fillimisht u përqëndrua mbi mua dhe i vetmi që e pësoi në këtë histori, jam unë dhe familja ime. Rezultati një zero me bisht. Përkundrazi, pas 10 muajsh përsëritën të njëjtën fabul me kontrolle dhe sekuestrime, por këtë herë duke më vendosur nën hetim për “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, të cilën ja shfuqizoi Gjykata e Apelit.”– shkruan Qyno.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11