Kushte të papërshtatshme, mbipopullim dhe një sërë problemesh të tjera në burgjet e Shqipërisë, kështu shkruhej në raportin e Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (KPT), që zhvilloi në muajin maj të vitit të kaluar një vizitë në Shqipëri, lidhur me shqyrtimin e trajtimit dhe kushteve të ndalimit të personave të mbajtur në paraburgim dhe në burgje. Ndërsa këtë të enjte u publikuan përgjigjet e autoriteve shqipëtare.

Një fokus i mëtejshëm i vizitës ishte situata e pacientëve psikiatrikë ligjor dhe të burgosurve me çrregullime mendore. Grupi i KPT-së shqyrtoi gjithashtu, për herë të parë që nga viti 2000, trajtimin e të burgosurve me aftësi të kufizuara në institucionet e kujdesit social në Shqipëri.

Raporti i KPT-së vuri në dukje se është ruajtur në norma pozitive përsa i përket trajtimit të personave të ndalur nga policia, por pavarsisht kësaj, në raport kërkohet ende një veprim për të çrrenjosur plotësisht keqtrajtimin e policisë. Ndërsa përsa i përket burgjeve, kushtet e paraburgimit mbeten përgjithësisht të arrira, duke nisur nga akomodimi në burgjet e Fierit dhe Peqin, ndërsa ambientet e burgut të Tepelenës, sipas raportit ishin tërësisht të shkatërruara.

Burgu i Peqinit

 Në lidhje me ofrimin e kujdesit shëndetësor për të burgosurit, nga vizitat në burgjet e Fierit dhe Peqinit, burgje të cilat shërbejnë për të burgosurit me çrregullime mendore, nuk përfitonin praninë e duhur psikiatrike, nuk kishin staf apo profesionistë të tjerë të kualifikuar si dhe mungonin organizimi i aktiviteteve të ndryshme me të burgosurit.

Burgu i Fierit

Vitet e fundit, KPT-ja ka shprehur shqetësime të mëdha për kushtet e ndalimit dhe trajtimit të pacientëve mjeko-ligjorë. Pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës që nga vizita e mëparshme e KPT-së në vitin 2021, Komiteti vazhdon të konsiderojë se kushtet e jetesës që u ofrohen të burgosurve atje mbeten të papërshtatshme. Ndërsa për sa i përket ambienteve të paraburgimit të përkohshëm në burgun e Lezhës, mbipopullimit apo mungesës së personelit mjekësor dhe terapeutik, si dhe ndërtesa të papërshtatshme çdo kontribut pozitiv do të kishin zhbërë pjesën më të madhe edhe pse jo të gjithën.

Nga mbikqyrja e KPT-së, Qendra e Durrësit ishte në gjendje të arsyeshme riparimi, ndërsa Qendra e Shkodrës ishte në gjendje më të shkatërruar, të dyja qendrat kishin mangësitë strukturore, duke nisur që nga numri i ulët i kujdestarëve dhe kushtet e vështira të jetesës, si dhe rezultonte në një nivel të mbikëqyrjes së stafit të papajtueshëm me ashpërsinë dhe paaftësisë fizike dhe intelektuale të disa të burgosurve, si dhe me vigjilencën e nevojshme për të parandaluar dhunën. Në përgjigjen e tyre, autoritetet shqiptare përcaktuan masat e marra dhe të parashikuara për zbatimin e rekomandimeve të bëra nga Komiteti në raport. Përgjigja është bërë publike sipas një proçedure publikimi automatik të prezantuar nga autoritetet shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11