Teksa Kosova po njeh ngërçe të njëpasnjëshme në konstituimin e institucioneve më të rëndësishme të shtetit, deputeti Ramush Haradinaj ka propozuar që President i Republikës të rizgjidhet Hashim Thaçi, për të cilin Gjykata e Hagës do të japë vendimin përfundimtar më 16 shtator. Deklarata e Haradinajt erdhi gjatë një aktiviteti të mbajtur në Prishtinë, në nder të 4 ish-komandantëve të UÇK-së që ndodhen në Burgun e Hagës, duke shtuar se Thaçi meriton të vazhdojë mandatin e lënë përgjysmë, si figurë që përfaqëson denjësisht shqiptarët dhe jo për bindje politike.

“Nëse do thirrje Kurti, pra regjimi i Kurtit, me thënë të drejtën është në nderin e kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatin Presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, jo për ndonjë afërsi partiake apo politike, po për shkak të një kundërpërgjigjeje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, t’ia vazhdojmë mandatin. Ka dhe X opsione të tjera që të mos e mbajmë peng Kosovën, pra po ju them edhe njëherë që armiqtë nuk flenë. Regjimi i Kurtit po e mban në gjumë Kosovën në interes të armiqve”, deklaroi Haradinaj.

Gjatë aktivitetit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në Prishtinë u vendos ekranu gjigant “Ora e Pritjes”, i cili shënon numërimin mbrapsht të ditëve deri më 16 shtator, kur pritet vendimi përfundimtar për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në ceremoninë e përurimit të ekranit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e cilësoi “Orën e Pritjes” si simbol të pritjes së familjeve, por edhe të gjithë Kosovës.

“Ky ekran këtu është simbol i pritjes sonë në Prishtinë. Por ekranet e ngjashme do të vendosen gjithandej në Kosovë”, tha Hamza, duke shtuar se ato synojnë të përcjellin një mesazh për familjet që presin dhe për personat që ndodhen në Hagë.

Gjithashtu, platforma “Liria ka Emër” po organizon një sërë aktivitetesh përpara vendimit që do të merret në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, ku ndër të tjera më 12 shtator do të mbahet edhe një protestë në Prishtinë.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5