
Në Tiranë vijojnë protestat ku mijëra qytetarë kanë dalë në boulevard për pronat në Zvërnec, ndërsa kryeministri Edi Rama ka njoftuar një miting në Vlorë. Sipas “Euronews Albania” në fokus janë problematikat e komunitetit lokal dhe shqetësimet e banorëve. Rama pritet të ketë takim me banorë të Zvërnecit në ambientet e Këshillit Bashkiak. Në takimin e orës 18:00 të pranishëm do jenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Vlorës.

Rama pasi u refuzua nga protestuesit të cilët nuk pranuan ta takonin, u gjend në një ceremoni për të dekoruar ish-kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin i cili kërkoi mbështetje për Ramën. “Mbështesni vizionin e Edi Ramës për vitin 2030! Mbështesni ambicien e Edi Ramës për integrimin në BE!”, tha Ruçi, në kohën kur protestuesit kërkojnë burgosjen e tij.
Sipas një posteri në rrjete sociale takimi është njoftuar për 35-vjetorin e PS-së, por ai mbahet në kohën kur edhe PD-ja ka njoftuar protesta. Si në pallatin e Kongreseve, për Ruçin, ai mbledh socialistët për Zvërnecin, edhe pse takimi bëhet nën siglën e festimeve të 35-vjetorit të partisë.


