Nga Arben Malaj

Apel publik jo vetëm për anëtarët e KPD-së- 2026. “Unë i ndërroj partitë për të mbrojtur parimet e mia, nuk i ndërroj parimet për të mbrojtur partinë”, Winston Churchill. Në këtë apel në thelb atdhedashës, i jam përmbajtur me thjeshtësi këtij parimi ndriçues që duhet të jetë busulla e çdo shërbyesi publik. Njëkohësisht, jam vetëndërgjegjësuar për risqet e rritura kërcënuese ndaj demokracisë edhe nga dy apele të personaliteteve që më kanë frymëzuar për t’i drejtuar këtë thirrje publike forumeve të Partisë Socialiste:

(i) Konstatimi i Ajnshtanjit se: “Bota nuk është një vend i rrezikshëm për shkak të atyre/ATIJ që bëjnë të keqen, por për shkak të atyre që rrinë e vështrojnë pa bërë asgjë.” Ky mesazh është një goditje ndaj heshtjes sonë kolektive. Nëse PS-ja është shndërruar në një model autokratik, kjo nuk ka ndodhur vetëm prej vullnetit të babëzitur të ATIJ, por sidomos prej heshtjes kompromentuese të “njerëzve të mirë” brenda saj, të cilët nuk reaguan/reagojnë kundër atyre ATIJ që bëjnë të keqen. Filozofi Seneca qartëson se shumë pak janë skllevër të vërtetë; shumica janë skllevër vullnetarë.

(ii) Vdekja e demokracisë pa tanke: “Në vendet ku qytetarët binden se vota e tyre nuk vlen më, autokracitë nuk vijnë me tanke, por përmes apatisë dhe dorëzimit.” Prof Snyder i shkencave politike në Yale University, paralajmëron se rreziku më i madh nuk është dhuna fizike, por bindja e kultivuar se ndryshimi është i pamundur. Kur qytetari dhe anëtari i thjeshtë i partisë i vetëdorëzohet, “aristokracia” e re e korruptuar nuk ka më nevojë për forcë, pasi e ka vrarë shpresën. Në librin e tij bestseller, “On Tyranny: Twenty Lessons from the Twentieth Century”, Prof. Snyder argumenton se tirania moderne/neo autoritarizmi nuk vjen më me marshime ushtarake apo grushte shteti të dhunshme, por përmes “dorëzimit paraprak” të qytetarëve dhe gërryerjes graduale të institucioneve, kur njerëzit heqin dorë nga besimi te vota dhe e vërteta.

Analiza e mëposhtme ndahet në dy pjesë: (i) Dështimet e ATIJ si kryetar i PS-së për 21 vite dhe (ii) dështimet e kushtueshme të ATIJ për rreth 14 vite si Kryeministër i babëzitur në qeverisjen e vendit.

PJESA I: Profili si Kryetar i PS-së dhe asgjësimi i demokracisë partiake përfshijnë:

(i) Gjenezën e Korrupsionit dhe vjedhjes së Pronave: Që në hapat e parë, AI konturoi profilin e tij përmes korrupsionit në investimet e dikastereve, moskompensimit të pronarëve dhe keqpërdorimit të pronave publike për interesa klienteliste; (ii) Mentaliteti “L’État, c’est moi” (Shteti jam unë): Qeverisja me “sopatë në dorë” që nga Bashkia ishte prova e një mentaliteti antishtet, ku vullneti personal mbivendoset egërsisht mbi institucionet: (iii) Mungesa e Qelizave Shtetformuese: AI ka konfirmuar në çdo post se nuk zotëron asnjë qelizë shtetformuese. Ai udhëhiqet nga makiavelizmi: “Më mirë të më kenë frikë se sa të më duan”, duke shkelur ligjet për hir të fuqisë.

(iv) Vrasja e demokracisë së brendshme: AI eliminoi me vetëdije garën dhe proceset konkurruese brenda PS-së. Përjashtoi mijëra socialistë të ndershëm si “xhaketa të vjetra” dhe i zëvendësoi me “xhaketa të lyrosura” nga yndyrat e lyrshme nga babëzia; (v) Shpikja e “Rilindjes” si Model Autokratik: Si lider i imponuar, ai tjetërsoi simbolet e PS-së duke krijuar “Rilindjen” – një strukturë që promovon vetëm të fortët dhe besnikët e verbër, duke e kthyer misionin demokratizues në një sekt autokratik; (vi) Lufta ndaj Sindikatave: AI është i vetmi lider i të majtës që luftonte rolin kontrollues të sindikatave, duke u bërë thirrje bizneseve italiane: “Hajde investoni në Shqipëri sepse aty nuk ka sindikata”, pra hajde shtypini punëtorët shqiptarë dhe të huaj si dikur skllevërit!

(vii) Kriminalizimi i Përfaqësimit: AI është i pari lider që zëvendësoi njerëzit me integritet, me individë me CV kriminale. Dekriminalizimi, hetimet dhe arrestimet e kryetarëve të bashkive e ministrave “dardhangënës” janë dëshmia e këtij zëvendësimi deri kriminal, (viii) Pazari i Kushtetutës 2008: Ndryshimi i Kushtetutës në historinë tonë politike do të mbetet një njollë e zezë, “Pazari” më i pamoralshëm vetëm për mbijetesë personale” Përmes tij, AI në bashkëpunim të përhershëm me Atë nga PD-ja, i ktheu partitë në prona private të kryetarëve. Jam me ndërgjegje të pastër që nuk votova pro “ndryshimeve vrastare të demokracisë”, edhe pse e dija se do të paguaja një çmim personal. Çdo lider lë pas trashëgiminë e tij.

Trashëgimia e ATIJ si lider i Rilindjes do të jetë e turpëruese, por jo vetëm për të. AI do të lërë pas një parti pa shpirt demokratik dhe një parti-shtet që është pengesa kryesore e integrimit evropian.

Kjo sepse AI ;v(a) e shndërroi partinë në SHPK; (b) vrau demokracinë e brendshme, vrau mendimin ndryshme apo alternativ; (c) shkatërroi meritokracinë duke zëvendësuar socialistët dhe çdo shqiptar me integritet me manekinët e tij verbër dhe të babëzitur; dëmtoi rëndë profilin dhe kontributin e PS-së parti me demokraci të brendshme dhe modernizuese nga një parti me fokusin shërbëtorë për kohezionin dhe solidaritetin social tek parti-shtete në shërbim të oligarkeve.

PJESA II: 14 Vite Kryeministër – Bilanci i Dështimit dhe Gropat Financiare

Agresiviteti ndaj Qytetarit: Mungesa e kohezionit social shfaqet te burgosja për faturat e dritave, rrëmbimi i pronës pa kompensim dhe prishja e shtëpive në mes të dimrit pa krijuar skemën e mbrojtjes sociale ku përfshihen e drejta për ujë, bukë, ushqime. Kryeministri “Shtegtar” dhe Gropat e Zeza: Mungesa në detyrë: AI mburret me udhëtimet, por ai është i pari kryeministër që mungon dhe ka deleguar drejtimin e mbledhjeve të qeverisë deri edhe në mënyrë të paligjshme më shumë se çdo kryeminister tjetër.

Gropat Financiare: Ai ka krijuar gropën më të madhe në financat publike. Vendimet e Gjykatave Evropiane si rasti Beccetti me rreth 150 milionë eurosh, qindra milion euro në pritje në GJEDNJ, milionat e eurove nga pushimet antiligjore nga puna dhe hakmarrëse janë deri milarda euro që do u rëndojnë brezave. Bllokimi i Fondeve: Ai është i vetmi Kryeministër në Ballkan që i janë bllokuar nga BE për disa vite 100% e fondeve IPARD. Shkaku; korrupsioni dhe babëzia. Korrupsioni Infrastrukturor: Miliarda euro të vjedhura tek AKSHI dhe miliarda fonde rrugë të shkatëruara njëkohësisht në të gjithë territorin e vendit që po shkatërrohen nga “ujërat e zeza” të korrupsionit.

AI ka reduktuar më shumë se kushdo kryeministër tjetër kontrollin qytetarë dhe parlamentar të “fondeve të zeza” duke rritur tenderat sekrete dhe aktet normative, prova të qeverisjes së babëzitur dhe të kriminalizuar. Pandëshkueshmëria e “Kryebariut”: Ndërsa një bari dënohet se djeg një kullotë me disa vite burg dhe miliona lekë, AI/Kryebariu” ynë që djeg miliarda taksa nga babëzia, nuk mban asnjë përgjegjësi. AI instaloi modelin e hakmarrjes primitive ndaj çdo kritikuesi publik dhe nëpërmjet Partineriteteve Publike Private Preferenciale dhe “investiturëve steategjikë” , krijoi oligarkët strategjikë.

Megallomania në Politikën e Jashtme: Kosova: AI tentoi “sistemin e kujdestarisë” duke atakuar liderët legjitimë të saj. Projekti: “Shengeni Ballkanik” dhe “Ballkani i Hapur”, i shtyrë nga ëndrra shekspiriane për një “Çmim Nobel” personal, tentoi shkembimin e territoreve dhe të hapte “Kutinë e Pandorës” që Evropa e kundërshtonte në mënyrë të panegociueshme. Pasojat e kësaj megallomanie kulmuan me arrestimin e Thaçit, tek dera e avionit ku do të shkonte të nënshkruante shkëmbimin e territoreve.

Diplomacia e Batutave:

Ai shpesh zëvendëson etikën shtetërore me sjellje pa etikë ndaj lidërve të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare. Me mendjelehtësi ai synonte ta kthente “Bordin e Paqes” në “Bordin e Turpit”, duke tentuar të turpëronte çdo kryetar shteti në atë tavolinë që financonte Gjykatën e Hagës. Sipas logjikës së ATIJ me të turpërueshmit duhet të ishin Liderët e Kosovës, që e themeluan këtë gjykatë. Po Thaçi, Jakupi, Selimi dhe….vunë të ardhmen e Kosovës mbi kostot dhe ambicjet personale.

Raporti me SHBA-në:

AI tentonte të nxiste Presidentin Trump kundër prokurorit të arrestimit të Thaçit pasi prokurori Smith kishte hetuar edhe Trump-in. Presidenti Trump dhe stafi i tij i politikave strategjike ka kohë që nuk dëgjojnë nga veshi ku AI provokon me dijen e tij provokuese.

Legacia e Autokratëve dhe Neo-Diktatorëve –

Sipas inteligjencës artificiale, sipas simptomave të listuara, trashëgimia që lënë pas autokratët “modern” nuk është stabiliteti, por rrënimi nërmjet : (i)Institucione “Fasadë”: Ngrehina që funksionojnë vetëm si zyra të noterizimit të vullnetit të liderit; (ii) Kriminalizimi i Meritokracisë:

Zëvendësimi i meritës me manikinizmin dhe idividët me CV-të kriminale: (iii) Gropa financiare varfëruese; Izolim dhe varfërim përmes bllokimit të fondeve të BE-së dhe gjobave miliardëshe nga GJEDNJ; (iv) Vakumi pas Rënies: individet antishtet lënë pas një “gropë të zezë” politike financiare dhe shpirtërore si litari i të mbyturit politike, për rikthim plot urrejtje. Rruga e vetme që i mbetet ATIJ për të shpëtuar nga kjo trashëgimia turpëruese është vetëm dorëheqja.

Kjo sepse AI me vetëdije dhe nën e efektet e përbindëshit të babëzisë e shndërroi PS-në dhe qeverisjen e shtetin në “SHPK. Churchill i cili i mbrojti parimet duke sakrifikuar partinë jam i që bindur që edhe përpara kësaj mbledhjeje do i ketë dërguar ATIJ ca “këshilla dorëheqëse,” por që ndoshta fatkeqësisht edhe mund të vonohen se Diella ka disa javë në “vetëdistancim higjenik”.

Shënim sqarues për gjuhën e apelit publik me përemra:

Në rrugëtimin tim drejt mbrojtjes së parimeve, më ka mahnitur gjithmonë stili i shkrimtarit Koço Kosta dhe guximi i tij në mesin e viteve ’80-të me novelën ‘Për vete, ata të dy e të tjerë’, botuar në revistën ‘Nëntori’. Përdorimi gjenial i përemrave në vend të emrave nuk ishte thjesht një zgjedhje stilistike, por një mjet mbrojtës për të goditur fenomenet e diktaturës pa përmendur emrat e diktatorëve. Ishte një vepër aq tronditëse për regjimin,  sa jo vetëm që ia ndaluan botimin e pjesës së dytë, por urdhëruan grisjen e pjesës së parë nga revista. Ky akt i ‘grisjes’ së të vërtetës mbetet edhe për mua simboli më i pastër i luftës mes integritetit të individit dhe babëzisë së pushtetit.” A.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11