Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka vizituar vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, Rama e konsideroi mik të vjetër dhe madje tha se Adams ka njohje me komunitetin shqiptar në SHBA. Konferenca e mbajtur jashtë derës së kryeministrisë, u zhvilllua në më pak se 8 minuta pasi ia kurseu Adamsit ndonjë pyetje që mund t’ia prishte humorin. Asnjë media nuk pati mundësi të bënte pyetje pasi Rama dhe Adamsi nxituan të largoheshin pasi konsumuan në këmbë një “fast food” kortezie dhe nxituan të futeshin brenda, si për të shmagur interesin e ndonjë gazetari. Në këtë dalje të tipit “Ne pyesim, ne përgjigjemi” ra në sy edhe një anglishte e rrjedhshme e Ramës në mungesë të një përkthyesi.

Rama përmbledhtas tha se pala amerikane ka shfaqur interes për të na mbështetur për turizmin, për premisat e një linje direkte fluturimesh nga Shqipëria në SHBA dhe se kryebashkiaku i New York-ut kishte shumë kuriozitet të njihte Diellën. Adams e nisi fjalën e tij me simbolin e shqiponjës, si shenjë që I njeh simbolet tona dhe u shpreh optimist për turizmin, mundësinë e lëvizjes së të rinjve nga Shqipëria dhe Amerika dhe këmbimeve kulturore. Por nuk anashkaloi Diellën, për të evidentuar këtë arritje, ai tha se para 25 vitesh Shqipëria kishte vetëm 100 drita në rrugë dhe mungonte siguria, kurse tani kemi Diellën e Inteligjencës Artificiale që na i zgjidh punët. Adams la të nënkuptohej se do vijojë të shfrytëzojë muajt që i kanë mbetur nga mandati, por edhe më tej për të  punuar. Kryebashkiaku i New York-ut ka veçuar rëndësinë e turizmit, punës së Ministrisë së Mbrojtjes për të garantuar sigurinë që turistët të shijojnë bukuritë e Shqipërisë dhe emigracionit si një problematikë në mbarë botën. Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ai tha se tashmë jeni përballë sfidave të internetit dhe nuk kemi pse të jetojmë të veçuar e të ndajmë të njëjtat hapësira, shqetësime dhe fate.

Adams i përgjigjet dyshimeve të ngritura për vizitën e tij në Shqipëri

Mediat hodhën dyshime për ardhjen e tij në Tiranë, duke thënë se Adams mund të jetë ambasadori i ri amerikan në Tiranë. Adams i vuri kapakun duke thënë se e para kishte ardhur për të takuar Ramën se e ka mik, për të mësuar prej tij, për të ndërtuar një të ardhme e marrëdhënie që nuk do lejojë të ketë ndasi. Kështu mbaroi konferenca që i ngjau një koncerti recital, me spektatorë që nuk patën kohë as të duartrokisnin pasi interpretuesit e lanë skenën ende pa dalë titrat.

Po kush është Eric Adams

Eric Adams vjen nga radhët e demokratëve amerikanë. Ai është rritur në një familje të varfër me 6 fëmijë me origjinë nga jugu i Xhamajkës. Një episod dhune raciale nga policia ngjalli te ai revoltën dhe misionin për të mbrojtur njerëzit me ngjyrë nga shtypja. Adams është angazhuar në forcat policore dhe njihet si një nga aktivistët e çështjeve raciale. Sipas një përshkrimi të biografisë në tij në faqen zyrtare të Bashkisë së New York-ut, Adams në vitin 2013 u zgjodh presidenti qarkut të Brooklyn-it dhe që nga periudha e Covid-19 ai është përfshirë në politikat e organizmit në fushën e shëndetit duke shërbyer edhe si Udhëheqës Kombëtar i tyre. Adams ka një formin akademik në administrim publik dhe në Drejtësi.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10