Kryeministri Edi Rama nuk priti sa të shkonte në zyrë për t’u shfajësuar publikisht për rastin e ish-kryetares së SHISH-it, Vlora Hyseni. Direkt pas kthimit nga SHBA-të, ai hoqi nga vetja përgjegjësitë për akuzat që rëndojnë mbi Hysenin e tha se hetimi duhet të shkojë deri në fund: “Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund”, tha ai. Rama e quajti ekstreme masën e arrestit shtëpiak ndaj saj: “Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar masën arrest në shtëpi”.

Para se të ndalej të komentet për akuzat, shprehu shqetësime për mediat pas “ekspozimit ndaj një dëmi të madh të SHISH-it”.  Sipas Ramës, Vlora Hyseni u dehumanizua publikisht. Ai drejton gishtin nga SPAK-u e GJKKO-ja për pazare me sekretet hetimore: “Nuk mund të linçohet një institucion dhe një ish-drejtuese në këtë farë derexheje. Nuk mund të trajtohen çështjet me thashetheme. Njerëzit nuk mund të shpallen fajtorë pa nisur gjyqi. Vlora Hyseni u linçua përpara se ta gjykojë gjykata. SPAK dhe GJKKO nxorën në shesh sekrete hetimore që diskutohen si thashetheme në publik”.

Ai vijon duke u shprehur se: “Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit. Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj…Të dhënat e dosjes hetimore vërshonin nëpër kanale sociale, para se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre”.

Arrestimi i zyrtarëve për Ramën nuk do të thotë se qeveria është mbytur nga korrupsioni. Pavarësia e drejtësisë për Ramën është “falë kësaj mazhorance që po vuan pasojat”. Rama tha se: “Kurrë më parë s’ka patur një udhëheqje që i dha pavarësi drejtësisë, edhe duke marrë kostot e saj mbi lëkurën e vet. Unë premtova Rilindjen e një Shqipërie të rrënuar dhe shtetbërjen europiane, jo qeverisjen ku askush nuk do të shkelë në dërrasa të kalbura. U zotova për çlirimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Ky është ndryshimi historik që po ndodh”.

A ndihet Rama fajtor se një vartës i tij ka shkelur ligjin?

Rama shtron pyetjen: “Si mund ta dijë kryeministri që vartësi i tij po shkel ligjin. Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljet përballë tundimit të pushtetit, as e ka të lejuar të përgjojë…” Sulmet e Ramës shkojnë edhe për kritikët e PS-së dhe opozitës e i quan “të përdalë” dhe “dështakë ekzemplarë”: “Mund të flasin në emrin tim apo kundër emrit tim. Mund të thonë se pas një gjëme kriminale jam unë, mund të tregojnë përralla me arkitektët e tërë botës mbledhur rreth meje për të pastruar paratë e kullave të mia… të tjerë flasin se blejnë vota për pushtetin tim”, tha ai duke thënë se në 28 vjet e 4 muaj nuk i ka prekur paratë, pronat apo interesat e shqiptarëve.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10