Aksi Prrenjas-Pogradec është i bllokuar pasi ARRSH njoftoi dëmtimet e rënda në vendin e quajtur Arrat e Gurrës. Ditën e diel automjetet u bllokuan për orë të tëra duke u detyruar të kalonin në aksin e vjetër Maliq-Moglicë-Gramsh ku u krijua një varg makinash prej 3 orësh në pritje për të kaluar. Kreu i qeverisë Edi Rama ka udhëtuar me helikopter drejt Korçës. Pas komenteve në medie e rrjete sociale, ai ka reaguar përmes “Agjencisë për Media dhe Informim” ku bën të ditur se vizita e tij në Korçë ishte në kuadër të prezantimit të “Polit të dijes” dhe kompleksit të re universitar për investitorët ndërkombëtarë të arsimit të lartë.

“Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm në Korçë, po nga Korça e në Vlorë për të shoqëruar një grup turistësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë e për t’u prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleskit të ri në Vlorë si dy komlekse me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare”, -tha Rama duke sqaruar se investitorët udhëtojnë me helikoterin e tyre, ndërsa ai me atë të Forcave të Armatorsura i cili ka edhe lëvizjet e detyruara që duhet të kryejë.

Ai nuk merr përsipër përgjegjësinë për dëmtimin e rrugës duke thënë se: “Sa për aksin e bllokuar këto ditë duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse”.

Lexo edhe: https://gogo.al/rruget-drejt-juglindjes-te-bllokuara-rama-e-gjene-zgjidhjen-shkon-me-helikopter/

Në Itali, sipas tij ka ndodhur një fenomen i tillë: “Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend, parti politike jo e jo, që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, kur ky avaz është bërë një traditë e ligë”.

Duke sqaruar pse zgjodhi të fluturojë me helikopter mbi aksin e bllokuar, Rama thotë: “Kam edhe këto dy fjalë: E para i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe jo si turist, por si kryshërbëtor i zgjedhuri shqiptarëve të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik që më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht duke i shpërfillur rregullisht tenxheret mediatike dhe dallaveret politike. E dyta me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim ishte planifikuar kohë më parë pikërisht sepse grupi që vjen dëshiron të shohë Korçën, Vlorën e më pas Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri”.

Duke ua hedhur fajin medieve, Rama shprehet: “Po fundja çfarëdo të them unë, tenxheret kanë për të thënë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprimet do jenë të vetmet që do mbeten. Për qartësi, bashkëlidhur është rrëshqitja aktuale në Itali, se gati janë ta transferojnë në Shqipëri”.

Rama sqaron pse zgjodhi të fluturojë me helikopter mbi aksin e bllokuar, Rama thotë: “Kam edhe këto dy fjalë: E para i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe jo si turist, por si kryshërbëtor i zgjedhuri shqiptarëve të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik që më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht duke i shpërfillur rregullisht tenxheret mediatike dhe dallaveret politike. E dyta me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim ishte planifikuar kohë më parë pikërisht sepse grupi që vjen dëshiron të shohë Korçën, Vlorën e më pas Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri”.

Duke ua hedhur fajin medieve, Rama shprehet: “Po fundja çfarëdo të them unë, tenxheret kanë për të thënë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprimet do jenë të vetmet që do mbeten. Për qartësi, bashkëlidhur është rrëshqitja aktuale në Itali, se gati janë ta transferojnë në Shqipëri”.

Ndërsa Rama po i shikon dëmet nga lart, në kabinën e helikoterit, Prrenjas-Pogradec nuk funksionin duke bllokuar transportin e njerëzve dhe mallrave, që tashmë kanë devijuar nga Maqedonia e Veriut, pa caktuar ende një afat për kthimin e normaliteit. Kamionistët kanë mbetur ende aty prej 3 ditësh, kosto që rëndon xhepat e tyre. Banorët e Spatharit në Librazhd kanë vendosur vetë sinjalistikë në anë të rrugës për të ndihmuar automjete që po përdorin rrugën shekullore, Egnatia për të shkuar drejt jugut e anasjelltas, por edhe kjo është një zgjidhje afatshkurtër pasi nuk është e ndërtuar për të përballuar fluksin e rënduar që është drejtuar aty.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin me një skeç ku talleshin qytetarët në protestë. Prej me shumë se 128 ditës ata ngrenë zërin në boulevard kundër qeverisë. Një pjesë...
/ Oct 5