Edi Rama “shpërtheu” sot në një konferencë për arsimin e lartë, duke sulmuar ashpër gjendjen e universiteteve, sipas tij, në Shqipëri. Ai kritikoi numrin e lartë të institucioneve arsimore, që sipas tij është më i madh për frymë se në vende si Sllovenia apo Anglia, ndërkohë që Shqipëria nuk ka kapacitetet njerëzore për të mbajtur kaq universitete. Rama theksoi se kjo është një situatë absurde, e ndikuar edhe nga mentaliteti i përdorimit të universiteteve si premtim elektoral. “Ne kemi universitet për metër katror më shumë se Sllovenia, Anglia po ashtu. Kemi shumë! Ky është fakti, saqë në mendësinë e shumëkujt është bërë e udhës që sa herë ka zgjedhje, të thonë, kur të shkosh atje, premto një universitet! Ndërkohë që Shqipëria është shumë e vogël dhe ne nuk mund të kemi burime njerëzore sa ka Kina,” tha ai.

Në fjalën e tij, kryeministri goditi edhe stafin akademik që punon me kohë të pjesshme, duke thënë se rreth 50% e tyre janë në këtë gjendje, gjë që, sipas tij, dëmton seriozisht cilësinë e arsimit. Ai ironizoi edhe mbi cilësinë e doktoraturave që jepen në vend, duke i quajtur “doktoratura kot” dhe shprehu shqetësimin se shumë prej tyre nuk kanë vlerë akademike. “Shpresoj të jenë doktorë, jo berberë!”, tha Rama me ironi.

Kryeministri u ndal edhe te problemet e mbledhjes së të dhënave për arsimin, duke pohuar se Shqipëria është jo shumë mirë në këtë aspekt, duke e renditur vendin tonë në fund të vendeve të Bashkimit Europian. Ai përmendi gjithashtu se kërkimi shkencor në vend është ende në një fazë shumë fillestare, që e quajti “belbëzim”. “Do ndryshojmë orientimin e arsimit dhe do ndihmojmë për të dalë nga faza belbezuese e kërkimit shkencor,” përfundoi ai.

Rama tha se është e nevojshme të përfshihen më shumë kapacitete nga diaspora në universitetet shqiptare,kjo për të përmirësuar cilësinë dhe për të nxitur ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. “Ne duhet të shtojmë kapacitetet tona duke përfshirë më shumë elementë të diasporës në hapësirat tona akademike,” deklaroi Rama.

Ai po ashtu përmendi nisjen e një procesi për krijimin e një bashkëpunimi më të ngushtë me Universitetin e Tiranës, duke diskutuar edhe për ndryshimet e drejtuesve dhe orientimit të institucioneve arsimore.

Ministrja e Arsimit, Orgeta Manastirliu, e pranishme në konferencë, foli për rritjen e financimit dhe modernizimin e universiteteve, por kritikat e Ramës dominuan komunikimin.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11