Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe të kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat që prej 21 ditësh kërkojnë largimin e tij. Pasi ditë më parë fajësoi Iranin për organimzin e tyre, Rama sot ka bërë fajtor algoritmin duke thënë se ai nuk e do qetësinë dhe arsyen. “Qeveri të përsosur nuk ka. Le ta harrojmë që të mendojmë se kjo e jona nuk ka probleme. Qeveria është jopoetike, kurse opozita duket revolucionale. Kur në kohën e diskursit histerik, ne jemi përballë një industrie, fitimprurëse”, tha Rama. Duke iu përgjigjur thirrjeve “Rama jepe dorëheqjen”, ai bëri një krahasim te veprës së Omerit, duke sjellë personazhin e Odisesë e duke thënë se kurrë pushteti nuk do të shkojë në duart e zhurmës.

Sipas tij shpërndarjet e arsyeshme kanë një shpërndarje të ngadaltë na krahasim me ato që janë tërheqëse dhe skandaloze. “Sot për herë të parë në demokraci Algoritmi i ka dhënë atij diçka që fitohej me shumë vite pune, dukjen. Vendosjen e vetes në vëmendje të të tjerëve, jo me hir, por me pahir. Ti je skllav i algoritmit që duke shtuar vëmendjen, të nxit që të bëhesh më kërcënues. Nuk ka rëndësi nëse ajo që flet është e vërtetë, apo nëser është e drejtë apo e padrejtë. Mjafton të jetë zemëruese. Ndaj jetojmë në një kohë kur britma mbijeton mbi argumentin”, tha Rama.

Kryeministri iu kthye sërish blogerëve duke thënë se ata shpërblehen nga videot dramatike. “Janë bërë parellinj me shalë e kremra dhe shkojnë në protesta për trend”, tha ai. “Ka njerëz që kurrë në jetën e tyre nuk e kanë imagjinuar të përzihen me politikë e protesta, por janë bërë parellinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet, shpërblehet vetëm pjesëmarrja, shpërblehet ai që bën videon dramatike”, tha Rama.

Lidhur me socialistët e zhgënjyer ndaj qeverisjes së tij dhe që kanë dalë në mbështetje të protestave, Rama i cilësoi si ‘shpirtra të humbur’. Nisur nga slogani i protestës “Shqipëri e Re”, ai u kërkoi që t’i propozonin drafte për “Shqipërinë e re”. Më herët Elisa Spiropali, Ditmir Bushati, Arta Dade, Valentina Leskaj dhe Arben Malaj kanë shprehur publikisht kritika, madje Dade i refuzoi medaljen për 35-vjetorin e partisë dhe ftesën në ceremoni.

Lexo edhe: https://gogo.al/malaj-meksi-dhe-dade-kunder-edi-rames/

Krahas tyre ka njoftuar largimin nga partia deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku. Për këtë Rama paralajmëroi sërish largime të tjera pa përmendur emra: “Le të vijojnë sirenat atë punë kanë, ne kemi një punë tjetër. Mos u çudisni që në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na dalin kundër. Ne kemi fakte sa të duash. Jemi në një kohë kur falë algoritmit dhe botës pa kufij”, tha Rama.

Lexo edhe: https://gogo.al/nje-marreveshje-e-re-per-shqiperine/

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10