“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”, -këto janë fjalët me të cilat kreu i qeverisë Edi Rama ka kujtuar mikpritjen që u është bërë hebrenjve në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit Knesset, Rama vlerësoi mirënjohjen e popullit izraelit ndaj vendit tonë. Kryeministri ka nisur vizitën 2-ditore në Izrael në kuadër të konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Rama theksoi vlerën po edhe rrezikun e strehimit e mbrojtjes së popujve në nevojë.

Rama deklaroi se Shqipëria i ka ofruar strehim dhe mbrojtje edhe kombeve të tjera në nevojë, duke përmendur rastin e iranianëve, të cilët sipas tij, u bënë shkak për sulme të ashpra kibernetike që rrezikuan infrastrukturën digjitale të vendit. Ai theksoi se strehimi i popujve që ndodhen në rrezik nuk është një vendim pa pasoja, por një akt që shpesh shoqërohet me kosto dhe rreziqe të larta, duke iu referuar Iranit.

Rama u shpreh se vendi ynë u ka rezituar sulmeve kibernetike, kur sistemet tona kanë qenë në prag krize, dhe zgjidhja u gjet përmes konsultave nga partnerët ndërkombëtarë duke shmangur sulmet që sipas tij janë nxitur nga Irani. “Kemi ndërprerë çdo lidhje me regjimin iranian”,-tha Rama dhe komentoi zhvillimet e fundit në Iran dhe viktimat e shkaktuara duke theksuar mungesën e protestave në Evropë kundër regjimit të Ajatollahëve, pavarësisht raportimeve për mijëra të vrarë.

Në fjalën e tij Rama kërkoi respekt për shqiptarët, dhe jo ndaj atij personalisht për shkak të qëndrimit që kanë mbajtur ndaj hebrenjve. “Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit”, u shpreh Rama duke u krahasuar me presidentin amerikan Trump: “Jam i dyti pas Trumpit që mbaj një fjalim në Knesset”, -theksoi ai dhe e vlerësoi si moment historik për Shqipërinë.

Lidhur me politikat ndërkombëtare, Rama u ndal te konflikti me Hamasin. “Xhelati në Gaza është Hamasi dhe askush tjetër, por duhet të çarmatoset. “Hamasi është organizatë bartëse e një ideologjie terrori që vepron kundër palestinezëve, edhe hebrenjve. Asnjë paqe nuk do të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, -u shpreh ai. Pas takimit me kryeministrin Netanyahu, Rama sot është pritur edhe nga kryetari i parlamentit izraelit, Amir Ohana ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Rama merr pjesë nesër në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit ku do mbajë edhe fjalën e tij në praninë e presidentit të Izraelit, Isaac Herzog. Vizita mbyllet me ndalesën në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5