
Sa herë gjendet përballë krizave, Rama shpik platforma e pakte, ndërsa këtë herë në shuplakën e dytë studentore në më pak se një dekadë, ka ndryshuar jo vëtëm dikursin, por edhe qasjen ndaj protestuesve. Dikur Rama i ftonte studentët të flisnin, të uleshin ne bisedime, të bënin pakte, ndërsa sot i quan kokëboshë dhe rreket t’iu mbyllë çdo derë, duke filluar të vërë sanksione.
Mediat pranë qeverisë kanë publikuar një artikull “EKSKLUZIVE”, me anë të të cilit bëjnë me dije se kryeministri Rama do të ngrejë një grup pune që do të hartojë “një listë të zezë” me emrat e personave të përfshirë në protestë, për t’iu ndaluar depërtimin në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas Top Channel, grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria. Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.

Përfshirja në listën e zezë parashikon që personat e identifikuar të mos lejohen të hyjnë në vendet e BE-së.


