Pas vendimit të djeshëm të Parlamentit, ku kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku u rrëzua, kryeministri Edi Rama doli sot në konferencë për shtyp për të sqaruar qëndrimin e qeverisë ku edhe komentoi reagimet e ndryshme të ndërkombëtarëve. Ai u fokusua te mbrojtja e vendimit të parlamentit duke e parë atë jo si një pengesë për hetimin e çështjes, por si një reflektim të mungesës së kushteve minimale ligjore në kërkesën e SPAK-ut. “Kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë”, deklaroi Rama, duke u shprehur se çdo përpjekje për të lidhur refuzimin me pengimin e reformës në drejtësi apo me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pabazuar dhe ka për qëllim “të torolisë njerëzit dhe të fryjë daullet e luftës kundër qeverisë”. Ai shtoi se hetimi mund të vazhdojë lirisht, “E inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe hetojë të gjitha pistat ku të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ‘ferra e korrupsionit’”, duke nënvizuar se deri tani nuk kemi të bëjmë me një çështje korrupsioni, por me një proces hetimor që duhet të ndjekë rrjedhën e ligjit dhe procedurave.

Konferenca u tensionua pak kur Rama u përplas me një gazetare lidhur me pyetjen për supozimet e përdorimit të standardeve të dyfishta në ndëshkime penale për qytetarët dhe rastin e Ballukut. Kryeministri mohoi se ka deklaruar ndonjëherë se qytetarët shkojnë në burg për mospagesën e energjisë elektrike, “Unë nuk kam thënë kurrë burg për ata që nuk paguajnë dritat dhe askush kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka shkuar në burg për këta. Unë kam thënë burg për ata që vjedhin dritat”, tha Rama. Ai kërkoi gjithashtu që konferenca të mos kthehej në debat politik dhe pas shkëmbimit të fjalëve vendosi ta ndërpresë përkohësisht për rreth pesë minuta, një veprim i pazakontë gjatë komunikimeve të tij publike.

Përtej debatit mbi Ballukun, Rama foli edhe për çështje të tjera. Ndër to edhe anulimi i tenderit për ndërtimin e portit në Porto Romano i cili sipas tij ishte një rastësi dhe se nuk ka pasur presion nga Shtetet e Bashkuara apo “European Union”, duke shtuar se: “Procesi është zhvilluar sipas rregullave dhe çdo vonesë ka të bëjë me krizën e çmimeve, jo me ndërhyrje të jashtme”. Ai gjithashtu u ndal tek projekti i Korridori VIII, duke theksuar: “Të gjithë ata që kanë menduar që do ta nënshtrojnë Republikën e Shqipërisë, qofshin forca të brendshme apo të jashtme, do të ngelen me gishtin që do të dëshirojnë, në gojë”.

Rama gjithashtu njoftoi se Parlamenti do të ftojë javën tjetër miratimin e një rezolute kundër Iranit, duke shpallur këtë shtet si sponsor të terrorizmit dhe Gardën Revolucionare të Iranit dhe Hezbollah si organizata terroriste. Ai theksoi se kjo është një masë e domosdoshme për të reflektuar realitetin dhe për të vendosur një qëndrim të qartë të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar, “Është koha ta bëjmë edhe ne”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5