
Kreu i qeverisë, Edi Rama në podkastin e tij ktheu vëmendjen te sulmi Sali Berishës ndaj medieve dhe pretendimeve të tij për mosbalancë të kohës në transmetime. Rama tha se: “60% e kohës televizive merret nga opozita në kuptimin e qëndrimit anti qeverisë, një pjesë tjetër, analiza faktike e nxjerr si të balancuar dhe një pjesë shumë të vogël si pro qeverisë”. Për Ramën portalet anojnë nga kampi i opozitës, kundër qeverisë, por shprehet se i vjen mirë për këtë. “Bëhet e qartë që këtu nuk jemi në një vend mediash të kapura, këtu nuk jemi në një vend ku mbyllen gojët e atyre që flasin, komentojnë, argumentojnë, shkruajnë kundër qeverisë, po këtu jemi në një vend që si rrallëkund tjetër dominon pikërisht e kundërta e atij dominimi që i karakterizon vendet me media të kapura ose me media që i shërbejnë regjimeve ose autokracive elektorale”.
Lexo edhe: https://gogo.al/hysenbelliu-ndryshon-politiken-redaksionale-sulm-berishes/
Rama zbërthen logjikën që ndjek në qasjen ndaj medieve dhe thekson se PD nuk ka lidership duke shtuar: “Njerëzit e kanë pastaj më të thjeshtë që të bëjnë dallimin mes atyre që bëjnë punët, atyre që përpiqen çdo ditë, atyre që edhe rrëzohen, por rrëzohen në një përpjekje për të ecur përpara dhe atyre që shtriqen nëpër kolltuk dhe ulërijnë nëpër gardhet e pakapërcyeshme të vetëvendosura nga mungesa e vizionit, nga mungesa e programit, mungesa e lidershipit, mungesa e shumëçkaje tjetër që karakterizon sot atë kamp në tërësi dhe nuk flasim vetëm për një parti, flasim për tërësinë”.

Lexo edhe: https://gogo.al/berisha-sulm-frontal-dhe-top-channel-it/
Ditë më parë Berisha ngriti akuza nga TV “News 24”, “Balkanweb” e “Top Channel” duke i quajtur mafie, pasi sipas tij i kanë dhënë më shumë hapësirë opozitës dhe Ervin Salianjit, i cili do mund të rregullonte një raport mes botuesit Irfan Hysenbelliu dhe kryeministrit Rama. “Ka një televizion që e ka birësuar Salianjin, pronari e ka birësuar, i cili jep në 4 orë, 16 lajme Salianjin. Po ky televizion vë etiketa, x, nënkryetari pa patur kurrë funksione. Shpif duke dëshmuar se janë një mafie e paskrupullt, mafie e turpshme që bëjnë gjithçka ti shërbejnë qeverisë në mënyrë që mund të marrin disa favore”, tha Berisha.


