Nga Adri Nurellari

Në gusht, Vuçiçi doli para kamerave me një spektakël populist, duke prezantuar programin e uljes së çmimeve dhe kufizimit të marzheve tregtare, sikur çmimet të caktoheshin me urdhër të presidentit. Dy muaj më vonë, në tetor, Rama na prezanton me të njëjtën bujë “Pasqyrën e Çmimeve” dhe 212 produkte me çmime fikse. Ndryshojnë emrat dhe paketimi, por shfaqja politike ngjan shumë.

Por kjo nuk është hera e parë që shohim të njëjtët emra dhe modele në Beograd e më pas në Tiranë. Mohamed Alabbar fillimisht ndërtoi “Belgrade Waterfront” dhe më pas u shfaq në Shqipëri me projektin Durrës Marina

Jared Kushner u përfshi në projektin e diskutueshëm të ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, një monument kulture, para se tia mësynte zonave të mbrojtura të bregdetit të Shqipërisë. Edhe Elbit Systems, kompania izraelite e industrisë së mbrojtjes, është një tjetër emër që shfaqet fillimisht në Serbi mandej tek ne. 

Me pak fjalë, nëse doni të dini të ardhmen e Tiranës zyrtare, shikoni çfarë ka bërë Beogradi. Atje jepet premiera, këtu vjen repriza, me titra shqip.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18