Nga Irena Beqiraj

Kryeministri që dëbon një grua plakë në Vlorë e cila i afrohet për të qarë një hall, se medemek fasada që po i shpjegonte Ermalit ishte punë më e rëndësishme, sesa me angazhim edhe empati të dëgjonte hallin e gruas, është po ai që në një fjalim të gjatë ndër të tjera u tha deputetëve të tij që :

“Në këtë botë pasqyrash, humbja e kontaktit me njerëzit është një problem fatal. Kështu që moduli i matjes së performancës së deputetit me 100 pikë të ndara, jo si ritual ndëshkimi apo marrje masash, është disiplina e mandatit të katër dhe është disiplinë e domosdoshme për të mos dalë me shqelma jo nga qeveria, por nga historia në fund të këtij mandati”

E pra pikërisht të kundërtën e asaj që shihni në video, 1 vit më pas ua kërkon vartësve të tij si prani besnike !

Në po të njëjtin fjalim ai u thotë deputetëve :

“Je aty për të ndërtuar besimin, je aty për të dhënë empati edhe me atë që thotë “o legen, o hajdut”. Ai është në të drejtën e tij sepse ai e ka paragjykimin shumë të fortë. Nëse ai vjen te ti, ti do ta dëgjosh, do t’i japësh mundësinë që ai të shikojë tek ty njeriun”

Edhe vetëm një javë më pas , kur disa vajza protestuese i thanë zonjës Luarasi hajdute , po i njëjti predikues nuk lypi empatinë e deputetes karshi vajzave me të njëjtin arsyetim të fjalimit ” se vajzat janë në të drejtën e tyre , për shkak se paragjykimi i vajzave mund të jetë shumë i fortë” . Përkundrazi, duke thënë ” çfarë mjerimi mendor ” na tregoi edhe një herë që autokrati fjalët i ndryshon e stërhollon por zakonin s’e harron .

Në mendjen e tij, ekziston vetëm ai. Ai është gjithçka. Gjithçka është e tija. Gjithçka ka të bëjë me të. Asgjë tjetër, askush tjetër, nuk ka rëndësi. Në mendjen e tij, ai është ligji. Të gjithë duhet ta ndjekin atë. Ai është i vetmi që mund të thotë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Edhe për të gjitha këto ndihem keq për të gjitha gratë që janë rreth tij . Thënë këtë nuk më shqetësojnë kaq shumë fyerjet e disa vajzave , sepse siç thotë populli ” balta atje ku nuk përket , shket ” . Përveçse në sferën publike ka një rregull të thjeshtë për të reaguar ndaj fyerjeve” kurrë mos u anko asnjëherë mos shpjego ” .

Shqetësimi im real aspak emocional është për çdo grua që me prezencën e saj aktive apo të heshtur , bashkëpunon për të mbajtur në pushtet një autokrat, çdo fjalë apo qëndrim i të cilit, është veçse një agresion pasiv çmeritues së pari mbi bashkëpuntorët e bashkëpuntoret e tij të ngushta e pastaj mbi popullin. Mungesa e reagimit ndaj këtij agresioni sepse i gjendur në grup individi ngushëllon veten duke normalizuar dhimbjen, më duket shumë i rrezikshëm jo vetëm për deputetet gra por, për gjithë shoqërinë.

Brutaliteti në përuljen e krenarisë së bashkëpuntorëve edhe deputetëve , shtypja e lirisë së ndërgjegjes së tyre, zvogëlimi i meritave të tyre individuale dhe transformimi i mbështetësve në shërbëtorë të zhveshur nga çdo dinjitet është e vetmja strategji e Ramës, për të sunduar jo vetëm ata por gjithë shoqërinë. Rama që trajton me përbuzje gruan e moshuar në video, është po i njëjti që përpiqet t’i dalë në mbrojtje në çdo fjalim propagandistik . Të njëjtën gjë e bën në mënyrë të vazhdueshme me deputetët sepse Rama mbron vetëm ata që mund t’i përçmojë. Ndaj për herë të parë u ndjeva keq për Luarasin . Ndaj ftoj të gjitha gratë e shqetësuara për linçimin e znj Luarasi, nga disa vajza të cilat nën emocionet e protestës mund të kenë tejkaluar masën e pranuar nga feministet e thekura, të reagojnë për ta mbrojtur atë nga Rama!

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14