Belinda Balluku, zv.kryeministres dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës është e pezulluar nga detyra me vendim gjykate. Në mbledhjen e fundit, pas disa shtyrjesh, GJK-ja la në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullim nga detyra dhe bllokimin e pasaportës. Në podkastin e tij, kryeminitri tha sot se ky është një precedent i rrezikshëm dhe i paprecedentë në vendet demokratike. “Gjykata Kushtetuese nuk gjeti forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë përmes një mekanizmi të pazakontë. Pezullimin e një anëtari të qeverisë në një seancë paraprake nga prokurori dhe gjykata është një praktikë të panjohur në botën demokratike.”-u shpreh ai. Rama shkoi më tej duke thënë se Shqipëria po shndërrohet në shembullin e parë të një budallallëku botëror dhe se Gjykata Kushtetuese u mbyt në lugën e ujit të turbullt, në vend që të jepte një vendim të qartë.

Ai i doli sërish në mbrojtje të Ballukut duke thënë se krahu i tij i djathtë nuk është akuzuar për korrupsion dhe se masa është marrë në një seancë të mbyllur, në fazën përgatitore të një gjykimi. Ndërkohë që është e qartë nga SPAK-u se Balluku akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera”, akuzë për të cilën është kërkuar edhe arrestimi i saj. Kreu i qeverisë shqetësohet se sipas tij, zhbërja e kësaj praktike të “drejtësisë së re Made in Albania”, të cilën e konsideroi ende të papjekur, është e domosdoshme për të garantuar pavarësinë e Parlamentit nga gjyqësori dhe premtoi publikisht se do vijojë t’i dalë krah Ballukut: “Ne do ta vijojmë këtë betejë ku na ka thirrur, pa dëshirën tonë, kjo çarje antidemokratike e pezullimit të një anëtari të qeverisë. Mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e mban të hapur këtë konflikt institucional”,- shtoi ai.

Lexo edhe: https://gogo.al/kushtetuesja-le-ne-balte-belinda-ballukun/

Rama paralajmëroi se: “Kushdo që beson se përpjekjet për shtetin ligjor dhe drejtësinë do të prodhojnë kosto politike për mazhorancën qeverisëse, gabon. Lufta për drejtësi, shtet ligjor dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka, ende sot, një garant të vetëm: atë vetë dhe mazhorancën që ai drejton.”

Ndër të tjera ai u shpreh se: “Mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë”. 

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14