Shqipëria dhe Greqia synojnë të mbyllin traktatin e miqësisë brenda vitit. Lajmin e dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri, sipas të cilit të dy palët po i negociojnë të gjitha çështjet.

“Kur dy shtete flasin, secili nga ato shtete vë në tavolinë pretendimet e veta dhe shqetësimet. Unë dëgjoj nga dy palët që po i negociojmë të gjitha dhe do mbyllim një traktat miqësie brenda këtij viti. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj për deklaratat e tyre dhe si shtetas që e ndaj jetën mes dy shteteve, do isha shumë i lumtur të avanconin dhe dua të them që nuk është e vërtetë që me të majtën greke kanë qenë marrëdhëniet më të mira. Unë besoj që marrëdhëniet dhe marrëveshje të sakta janë firmosur me të djathtën greke. Edhe traktati i miqësisë ishte e djathta në qeveri kur u firmos. Ishte Stefanopullos”.

Një tjetër lajm që Beleri ndau në Off the Record me Andrea Dangllin ishte që ministri grek i Jashtëm dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis të cilët udhëheqin politikën e jashtme greke ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, kanë diskutuar në parlamentin grek për integrimin europian të rajonit dhe për avancimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Sot kishte dhe një lajm tjetër nga Greqia. Ministri i jashtëm grek vajti në komisionin e jashtëm të parlamentit grek dhe informoi kolegët e vet deputetë për hapat që do ndërmarrë, hapa konkrete për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe veçanërisht për marrëdhënien me Shqipërinë dhe atje po të dëgjoni nuk është gjë është publike. Po të shikoni se çfarë tha, nuk do më pyesnit fare. Pra, ai që sot vendos politikën e jashtme greke është ministri jashtëm dhe kryeministri zoti Micotaqis. Nuk mund të flas para tyre, po dua t’u ngelem deklaratave që bëjnë ata. Unë besoj se është një kohë e mirë për të avancuar marrëdhëniet. Duhet të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara të zgjidhen. Secili shtet ka pretendimet e veta. Të gjitha këto zgjidhen me një negocim. Secili vë fuqinë e vetë në tavolinë edhe pretendimet e veta dhe merr atë që i lejon mundësia që ka”.

Ky shkrim është në pronësi intelektuale të “A2CNN”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11