Partia Socialiste zhvilloi sot një mbledhje në selinë e partisë, ku pjesmarrës ishin anëtarët kryesorë të Kryesisë. Ajo që u vu re ishte se mbledhja nuk zgjati shumë dhe pas 30 minutash të gjitha anëtarët filluan të dilnin nga selia. Gjatë mbledhjes është bërë me die se këtë vit do të kemi zgjedhje në strukturat e degëve të PS-së, në kuadër të të cilave kryeministri theksoi nevojën për një angazhim më të madh në bazë, duke kërkuar zhvillimin e takimeve me qytetarët në terren. Rama theksoi se koordinimi i aktivitetit politik në terren është thelbësor për forcimin e partisë dhe mobilizimin e elektoratit, duke e vendosur këtë si prioritet kryesor të punës së Kryesisë dhe strukturave lokale. Një tjetër arsye e mbledhjes së sotme ishtin edhe ndryshimet e fundit që Rama ka bërë në qeverinë e tij por që nuk u vendos asnjë datë për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

“Ta shtrijmë dialogun me bazën dhe të përqendrohemi në bashki të caktuara. Të forcojmë bashkëpunimin me bazën socialiste.”

Ai gjithashtu ka kërkuar vigjilencë për zhvillimet ndërkombëtare, duke paralajmëruar: “Të jemi të përgatitur për çdo pasojë ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme.”

Fokus i Ramës mbetet mobilizimi i strukturave të partisë, forca e bashkëpunimit me bazën dhe organizimi i zgjedhjeve brenda PS-së, për përgatitjen e aktiviteteve politike dhe koordinimin në terren.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11