
Fluturimi nga Tirana drejt Napolit për kryeministrin Rama u shoqërua me incidente mes tij dhe një udhëtari tjetër, i ndodhur në të njëjtin avion me të. Rama dhe udhëtari, për të cilin thuhet se është emigrant shqiptar që jeton në Itali shfaqen duke zbritur së bashku nga avioni, ndërsa kryeministri ka vënë dorën e qafën e të riut. Në pamje të parë, duket një bisedë normale, derisa Rama shihet ta afrojë emigrantin panë dy oficerëve të policisë, të cilët e fusin në mjetin e shërbimit, kurse ky i fundit nuk bën rezistencë. Rama vijoi rrugën i pashqetësuar, ku u prit nga një delegacion i posaçëm nga Napoli, ndërsa nuk dihet nëse ka dhënë sqarime të mëtejshme për policinë italiane.
Megjithatë, mbeten të paqarta rrethanat e shoqërimit dhe çfarë përplasjeje mund të ketë pasur mes Ramës dhe emigrantit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, sipas “JOQ”.
Edi Rama udhëtoi drejt Italisë, pasi do të marrë pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli. Vizita e tij do të shoqërohet me takime të shumta me autoritetet italiane, ndërsa mësohet se bashkë me Ramën në Napoli ka shkuar edhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro. Rama dhe Kumbaro do të zhvillojnë takime në disa universitete të Napolit, për të lidhur bashkëpunime me Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri,


