
Më shumë se dy javë kanë kaluar e protestuesin nuk heqin dorë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndalesa e tyre ku hedhin parrulla e mbajnë fjalime duke ngritur zërin në atë e që e kanë quajtur si “Revolucioni i flamingove” apo “Shqipëria e Re”. Qytetarë të shumtë në numër janë mbledhur me pankarta që të cilat kanë mesazhe sa prekëse, po aq edhe ironike ndaj qeverisjes së Ramës.

Me kalimin e ditëve zëri tyre bëhet edhe më i fortë edhe pas mbështetjes së shqiptarëve nga diaspora ku janë mbledhur në qendra jashtë Shqipërisë atje ku jetojnë në Gjermani, Itali, SHBA, Irlandë e në shumë shtete të tjera. Ata janë kundër ndërhyrjes në zonat e mbrojtura dhe kërkojnë ndryshimin e klasës politike në vend. Largimi i tyre ka zënë vend me simbole ne protestë sin ë pankarta po ashtu edhe në atletet e emigrantëve që u rreshtuan në bulevard.

Protesta ka përshkallëzuar kërkesat nga thirrjet për të mos ndërtuar në Zvërnec, dorëheqjen e kryeministrit, burgosjen e tij dhe të kreut të demokratëve, Sali Berisha, deri te piketat e renditura në podium si: Dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Kjo protestë ka shënuar rekord për nga pjesëmarrja e cila është ironizuar shpesh nga kryeministri Edi Rama. Ai ka deklaruar se nuk heq dorë nga ndërtimet në Zvërnec. Foto e video të protestuesve në rrjete sociale dëshmojnë një numër shumë të lartë të pranishmish. Udhëzuesi me megafon, Arben Kola ka kërkuar ditët e fundit qëndresë. Sipas tij ka provokime dhe tentativa për përçarje. Kola tha se bllokimi i rrugës për në aeroportin e Rinasit nuk kishte lidhje me organizimin nga grupi i protestës duke u distancuar nga ngjarja dhe njoftoi se marshimi pas fjalimeve do drejtohej prej tij.



