Kryeministri Rama ditën e djeshme të datës 3 maj dha intervistën e tij të parë për këtë fushatë zgjedhore në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, me gazetarin Andrea Danglli. Gjatë intervistës u trajtuan një sërë çështjesh që lidhen me fushatën, përfshirë edhe stilin e komunikimit dhe retorikën që kryeministri ka përdorur në publik.

Andrea Danglli: Çfarë shembulli doni të përçoni me retorikën që përdorni?

Edi Rama: Po, më tregoni mua një shembull bullizimi për shembull.

Andrea Danglli: Fjala, autik, kënetë, bufë, janë fjalë të cilat.

Edi Rama: E para punës njëherë, satira dhe karikaturat nuk hyjnë në bulllizim. Satirat dhe karikaturat janë forma shprehje të cilat kanë një status të veçantë në botën e sotme siç kanë pasur edhe më përpara, por në botën e sotme e kanë këtë status të veçantë ekzaktësisht sepse  demokracia dhe liria e shprehjes, satirën dhe karikaturën i konsideron forma të larta shprehjeje. Kështu që nuk ka të bëjë me bullizimin asgjëkundi.

Gjatë intervistës u prek edhe çështja e mbylljes së TikTok-ut, ku gazetari vuri në dukje kontrastin mes këtij vendimi dhe përzgjedhjes së një reperi të njohur për tekstet e dhunshme si autor i këngës së fushatës së PS-së, duke vënë në pikëpyetje argumentit për mbylljen e platformës. Rama i doli në mbrojtje, duke e quajtur artist të ri që pasqyron realitetin e rinisë.

Edi Rama: Keni problem me tekstin e këngës së fushatës?

Andrea Danglli: Jo me tekstin e fushatës, por modelin që ju sillin.

Edi Rama: Ke problem me personin?

Andrea Danglli: Me modelin që ju sillin, jo me personin.

Edi Rama: Ai për të cilin flisni ju nuk është personi. Ai për të cilin flisni ju është personazhi. Pra personazhi që paraqitet në atë rrymë muzikore, e cila ka ato karakteristika dhe ne nuk jemi akoma lavdi Zotit dhe shpresoj mos bëj kurrë një vend ku t’ju mbyllim gojën dhe këngëtarëve.

Andrea Danglli: Për sa i përket personit edhe pala tjetër ka po ashtu një tjetër reper i cili gjithashtu është i njohur për.

Edi Rama: Nuk më intereson fare se çfarë ka pala tjetër dhe as nuk e di fare se çfarë kënge kanë. Për mua pala tjetër ka vetëm një melodi që është kua kua kua, melodia e kënetës. Ndërkohë që për sa i përket personit, personi është një njeri që unë nuk e njoh fare për të dhunshëm. E njoh si një djalë shumë të talentuar.

Gjithashtu, gazetari vuri në dukje se, megjithë përpjekjet e qeverisë për të promovuar dixhitalizimin dhe për të reduktuar burokracinë, administrata vazhdon të zgjerohet, sidomos në prag të zgjedhjeve, duke krijuar një kontrast me premtimet për modernizimin e shtetit.

Edi Rama: Kush e tha këtë?

Andrea Danglli: Këtë e thonë shifrat e INSTA.

Edi Rama: Çarë thonë shifra?

Andrea Danglli: Komisioneri i Instati thotë që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar rreth 3900 persona iu shtuan administratës publike ose 2.1% më shumë  referuar shifrave të vitit të shkuar. Ndërkohë që rekrutimi mund të kenë vijuar edhe gjatë kësaj periudhe.

Edi Rama: Problemi që kam unë me ju në përgjithësi, jo me ju personalisht, se është hera e parë që bëjmë një intervistë së bashku është që kur vini me letra dhe i referoheni institucioneve ë merrni gjithmonë një copë të shkëputur edhe nuk thelloheni më shumë në atë që thoni dhe për këtë shkak bëni dhe pastaj gabime.

Andrea Danglli: Si është e vërteta, zoti Rama?

Edi Rama: E vërteta është nuk ka një shtesë të administratës  publike. E vërteta është që administrata publike është rreth 89.000 vetë. S’ kam dëgjuar që thonë që është dhe 250.000 por 89.000 vetë, është një është një administratë solide dhe e qëndrueshme, ndërkohë që shtesat të cileve ju referoni janë të administratës vendore dhe arsyeja pse administrate vendore ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim është se 70% e legjislacionit të Bashkimit Europian lidhet me pushtetin vendor dhe kjo në të gjitha vendet që kanë hyrë më parë në Bashkimin Europian ka sjellë një rritje të numrit të administratës vendore.

Gazetari e pyeti Edi Ramën nëse projekti për ishullin e Sazanit kishte lidhje me Donald Trump dhe nëse ai kishte pasur mundësi të takonte djalin e tij, pas interesit të shprehur për Ballkanin, veçanërisht përmes mesazheve nga Beogradi dhe referencave historike.

Edi Rama: Ajo ide ka avancuar dhe do avancojë deri në fund sepse nuk ka asnjë lidhje dhe përsëri edhe sot që ai është president i Shteteve të Bashkuara ajo ide nuk ka asnjë lidhje me Donald Trumpin. Nuk është bërë  pse Donald Trumpi ishte kandidat për president, sepse ka filluar kur Donald Trumpin as nuk e llogariste njeri si një fitues të mundshëm dhe madje shumica mendonin që do shkonte dhe në burg ë dhe nuk do vazhdojë pse ë ai është president sot. Ai është një projekt shumë serioz dhe do të vazhdojë.

Andrea Danglli: Ju zoti Rama keni patur tentativë për ta takuar djalin e Donald Trump siç është raportuar në disa media në Shqipëri?

Edi Rama: As nuk e njoh, as kam tentuar ta takoj dhe as nuk kam arsye që të tentoj ta takojë sepse ai është djali i presidentit dhe unë jam kryeministri i Shqipërisë. Nëse ai do vijë në Shqipëri si të gjithë të tjerët është shumë i mirëpritur, por që unë të tentoj ta takoj atë diku tjetër, nuk di për cilën arsye.

Në intervistën, kryeministrit iu drejtua pyetja në lidhje me rolin e ambasadës amerikane në Shqipëri dhe për tërheqjen e saj nga disa çështje, duke e lidhur këtë me periudhën kur ambasadorët ishin shumë të pranishëm në çdo zhvillim.

Andrea Danglli: Zoti Rama, jemi mësuar me një ambasadë amerikane që kishte deklarata për çdo gjë  madje edhe për protesta që mund të kishte nga ana e opozitës. Kjo tërheqja amerikane është e mirë apo duket se po largohen më shumë se ç’duhet?

Edi Rama: Unë kam ndërprerë bërjen e lajmeve për takime me ambasadorët që unë kam ardhur në detyrë edhe kur isha në bashki nuk bëja. Domethënë ishin vetëm në raste të ralla e kam bërë këtë gjë sepse më duket gjëja më e pakuptimtë, kjo kuptohet kur ka ndonjë ambasador që vjen, që largohet e tjerë.

Andrea Danglli : Kështu që sot në këtë situatë të re na duhen më afër apo na duhet më larg roli i ambasadës amerikane?

 Edi Rama: Shtetet e Bashkuara janë mjaftueshëm afër Shqipërisë edhe unë nuk shoh asnjë largim ndërkohë që për sa i përket funksionimit të tyre të brendshëm nuk është nuk është çështja ime, është çështja e tyre.

I pyetur për krizën demografike që e rendit Shqipërinë ndër vendet me emigrimin më të lartë dhe plakjen më të shpejtë të popullsisë, Rama tha: “Demografia është shqetësim për të gjithë Europën, jo vetëm për mua… Kam shumë besim që shenjat e kthimit të shqiptarëve, që janë ende të vogla, do të forcohen. Kur të arrijmë anëtarësimin në BE dhe rritjen e pagave sipas projeksionit për 2030, shqiptarët do të kthehen gjithmonë e më shumë.”

Lidhur me kritikat për mungesën e një politike të qartë industriale dhe renditjen e dobët në rajon, Rama theksoi kontekstin historik :

“Shqipëria e rrafshoi të gjithë industrinë pas komunizmit, përfshirë edhe atë ushtarake që ishte më e fuqishmja në rajon… Rajoni trashëgoi industri që ne i çuam për skrap.”

 Megjithatë, ai theksoi zhvillimin në sektorë të rinj si turizmi dhe transporti ajror:

 “Kemi kapërcyer të gjithë rajonin në turizëm. Sot kemi aeroportin me rritjen më të lartë në Europë dhe kemi tejkaluar edhe Beogradin me numrin e pasagjerëve.”

Në lidhje me raportet ndërkombëtare që e rendisin Shqipërinë me cilësinë më të ulët të arsimit në Europë, përfshirë dhe rezultatet e dobëta në testin PISA, Rama pranoi sfidat, por vuri në dukje përparimet e bëra: “Po, arsimi është ende mbrapa, por çfarë është bërë në këto vite nuk krahasohet me çfarë nuk është bërë më parë… Lajmet e mira nuk e çajnë dot rrugën në media, por qytetarët ndjejnë impaktin e qeverisjes.”

Në intervistën e tij, nuk munguan pyetjet edhe për pensionistët, ku kryeministri u pyet për premtimet e dhëna në vitet 2013, 2017 dhe 2021, dhe për arsyen pse ata duhet t’i besonin sërish në 2025.

Edi Rama : “Po se pikërisht për arsyet që thashë më përpara sepse ata nuk jetojnë në këtë guackën në këtë guackën e botës mediatike. Ata jetojnë në jetën reale, e para. E dyta, pensionistët janë më të mirët në aritmetikë, se këtu  në Shqipëri ë ka filluar dhe një kontestim i madh i aritmetikës 7 herë 7, 42. Tani doli që nuk bëjnë 42, bëjnë 7 miloinë, bëjnë 6 milion dhe pikërisht se ata i bëjnë të gjitha kalkulimet, nuk kalkulojnë vetëm pensionet e tyre. Ata shohin dhe kuptojnë shumë mirë edhe përpjekjet tona. Ata dinë ta bëjnë dallimin e bonuseve. Çfarë merrni më përpara? Çfarë kanë marrë vitet e fundit? Ata  ndryshe nga të tjerë që i mbetën sytë te bufi dhe kanë hall se po bulllizohen shpendët, ndjekin edhe çfarë themi ne për ta dhe për këtë arsye ata në shumicë do votojnë përsëri Partinë Socialiste sepse e dinë që ne jemi serioz .”

I pyetur edhe për kundërshtarët, pse nuk del në debat me ta, Rama u shpreh se ai konsideron vetëm Berishen si kundërshtar, ndërsa kundërshtarët e tjerë nuk i njeh fare.

Andrea Danglli: Kundërshtari juaj kryesor, zoti Berisha ju ka ftuar në debat publik. Ju kur keni qenë në krye të opozitës e keni ftuar zotin Berisha. Ai ka refuzuar.  Pse sot nuk i jepet shqiptarëve një debat mes kundërshtarëve kryesorë në në garë, garuesve kryesor për 11 majin?

Edi Rama: Nuk nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua një individ katran me bojë i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë time pa pështyrë e pa shkelur me këmbë.

Andrea Danglli: Po 10 kandidatë e tjerë.

Edi Rama: Nuk i njoh fare kush janë fare.

Andrea Danglli: Ata janë në listën e votimit. Ata nuk i përmbushin kriteret për të bërë debat me ju.

Edi Rama: Nuk i njoh si kundërshtar në kuptimin. Ata tani janë. Po me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me videoselfi nuk besoj se mund të bëj apo jo.

Andrea Danglli: Megjithëse 10 puntata kanë mbetur nga komunikimet tuaja, nga rubrika.

Edi Rama: Aq se mu fik rrugës.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10