Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në samitin e 7-të të Komunitetit Politik Evropian, u pyet nga mediat mbi deklaratën e Trumpit, i cili disa herë ka përsëritur lapsusin se kishte arritur të sillte paqe mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë. Rama  iu përgjigj pytejes me humor se tashmë Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje. Në një tjetër moment që po qarkullon gjerësisht në rrjet, Rama, në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, iu drejtua këtij të fundit duke i thënë: “Duhet të kërkosh falje!” Kur Macron e pyeti “Përse?”, Rama vijoi me ironi: “Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje.” Kjo deklaratë ironike e Ramës u prit me të qeshura nga të pranishmit, duke e kthyer lapsusin e Trumpit në një batutë politike që tashmë ka marrë jehonë ndërkombëtare.

Video Player

Ky shkrim është pronë intelektuale e “Hashtag.al”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10