Grupi i Punës për Zgjerim në Këshillin Evropian shprehet për Shqipërinë: “Ende nuk ka ndonjë përparim, por do të vijojnë me shumë raunde diskutimesh”.  Pas këtij qëndrimi kreu i qeverisë Edi Rama në takimin me Asamblenë e PS-së në Lezhë, siguroi se negociatat me BE-në mbyllen në vitin 2027, duke iu përgjigjur opozitës që e akuzon për bllokim procesi. Kryeministri ka sqaruar se futja në BE nuk është e lehtë, duke e ilustuar si të ndarë në kate, ku në të dytin janë vendet anëtare prej të cilëve varët “Po-ja”, “Edhe pse vendi mund të ketë plotësuar kushtet e kërkuara nga Unioni”, -shton Rama.

Drejtësia është një nga pikat kyçe në progres-raport, për të cilin opozita thotë se çështja Balluku e ka vënë në pikëpyetje. Duke iu referuar votave të Gjermanisë e Francës në Union, Rama tha se: “Mund të flasë për punët që i takojnë Shqipërisë në lidhje me integrimin dhe jo për Francën e Gjermaninë”. Qëndrimi i tyre erdhi pasi socialistët nuk miratuan heqjen e imunitetit për deputeten Belinda Balluku nën hetim nga SPAK. “Ne duhet të bëjmë punët tona. Ne nuk duhet t’u lëmë atyre asnjë sebep që pastaj gjërat të fillojnë të vonohen. Dhe për këtë na duhet të jemi kompaktë, na duhet të jemi të fortë dhe na duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme vendore ne ta konfirmojmë forcën tonë me patjetër”, tha ai.

Edhe pse ecuria ka mbetur vendnumëro, Rama ka kërkuar të bëhet gjithçka që procesi të mos merret peng. “Na e ka sjellë fati, Zoti, quajeni si të doni, që ta kemi këtë barrë, që ta çojmë deri në fund këtë proces. Edhe populli shqiptar na ka dhënë 83 mandatet për të na thënë: ja ku i keni, çojeni këtë proces deri në fund. Dhe ne nuk mund të lejojmë që ky proces të merret peng për asgjë tjetër që është në dorën e shqiptarëve.”, shtoi ai. Sipas “Lapsi.al” më 1 prilli grupi COELA, përfaqësuesit e Gjermanisë, Luksemburgut, Holandës, Suedisë, Austrisë, Finlandës, Polonisë, Greqisë dhe Bullgarisë nuk kanë qenë mbështetës për ecurinë e reformave në Shqipëri.

Në parapritë të situatës së krijuar së fundmi, e cila nuk është pozitive për Shqipërinë, Rama ka thënë nga Lezha se: “Do na dënojë historia nëse dështojmë me BE-në” dhe ka vijuar me njoftimin për hartimin e jë kalendari pune. “Kur unë thoja që do integrohemi në BE brenda vitit 2030, të gjithë thoshin ‘është gënjeshtër’. Në fakt ishte një marrëveshje me Komisionin Europian për të ekzekutuar një kalendar pune dhe për të kryer detyrat e shtëpisë ne si Shqipëri me një ambicje të madhe dhe plan ambicioz që përfundon në vitin 2027. Pastaj pas përfundimit në 2027 të negociatave me Komisionin, mbetet koha rreth 2 vite për të marrë miratimet në Parlamentet e vendeve anëtare. Dhe kështu shkon me një llogari në 2030”.

Duke parashikuar të gjitha skenarët, Rama thotë: “Nuk duhet të mendojmë që dera e hapur e Bashkimit Europian do të rrijë hapur për gjithë jetën dhe do na presin ne. Dera është e hapur dhe ne duhet të hyjmë brenda”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13