Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA është takuar me komunitetin shqiptar në Michighan. Sipas tij “Marrëdhënia mes emigracionit shqiptar dhe vendit ka ndryshuar krahas transformimit ekonomik të Shqipërisë”. Ai veçoi se: “Tani ju në Shqipëri nuk dërgoni më para për bukë apo për ilaçe, për mbijetesë. 90 % e familjeve kanë përfituar këto 35 vjet së paku një herë nga diaspora shqiptare”. Duke kërkuar që diaspora të mos shihet si burim remitancash tha se shqiptarët jashtë vendit janë edhe një lloj matësi i ndryshimit të Shqipërisë. Ai u drejtohet emigrantëve duke u thënë se: “Diaspora nuk është një llogari bankare e atdheut, por është një rrjet i madh njerëzish që mbajnë sytë nga atdheu”, tha kryeministri.

Duke e çuar vëmendjen te mjedisi si arsyeja që ngriti në këmbë shqiptarët kudo ku jetojnë, ai tha se: “Vite më parë ishte regjistruar për herë të parë një flamingo si vizitor e kjo tregon një ndryshim të vetë shoqërisë shqiptare”. Ai flet për ndryshime në mentalitet: “Shqiptarët nuk jetojnë më me logjikën e vjetër se “ka dhe më keq”, por gjithnjë e më shumë kërkojnë që gjërat të bëhen më mirë”. Ai përdori sloganin e protestuesve për “Shqipërinë e Re” që sipas tij do të thotë se: “Shqiptarët sot jetojnë me idenë se tani ka dhe më mirë”. Ai i quajti shqiptarët që jetojnë jashtë vendit si një lloj matësi të ndryshimit të Shqipërisë, pasi e shohin vendin me një distancë tjetër.

Ndërsa Rama njoftonte hapjen e konsullatës për shqiptarët në veri të SHBA-ve, jashtë hotelit ku mbahej takimi një grup shqiptarësh protestonin. Me pankarta në duar ata kërkonin burgimin e Ramës. Brenda sallës po ashtu pati polemika. Ai është sfiduar hapur nga shqiptari Arti Tamburi i cili ia tha në sy se ai ka një qeverisje të dështuar. “Qeveria juaj rezulton plotësisht e dështuar. Shqipëria ka humbur mbi 1 milionë shqiptarë dhe, në vend të rikthimit të tyre, qeveria servir zëvendësimin e shqiptarëve. Sipas retorikës suaj, Shqipëria i përket kujtdo, përveç shqiptarëve.” Rama e ndërpret duke i thënë: Çfarë pyetje ke për mua?”

Qytetarët jashtë thërrisnin “Rama n’burg, Berisha n’burg”, kurse Rama fliste për burgosjen e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai ruajti distancën që nga hera e fundit që ishte mjaftuar me posterin ku shkruante: “Marre”, duke thënë: “Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13