
Nga Endri Tafani
PS ka më shumë votues femra sesa meshkuj dhe është një diference që bie në sy në dhe në sondazhe. Duke shtuar faktin që PS merr më shumë vota sesa PD atëherë diferenca midis femrave që votojnë PS dhe PD është akoma më e thellë në numër.
Nuk është gjë e papritur edhe në Perëndim femrat votojnë me shumicë liberalët e majtë.
Propaganda e të majtës ka ecur paralelisht me lëvizjen feministe duke sulmuar kapitalizmin si prodhim patriarkati dhe si rrjedhojë si shtypës të femrës. Tashmë duket sikur feminizmi ka fituar të drejtat në botën perëndimore por prapë nga ana e të majtës vazhdohet me luftën ndaj patriarkatit. Për të majtën ekstreme, neomarksistet dhe postmodernistet lufta lidhet me politikat e identitetit shkatërrimin e rendit ekzistues dhe ndërtimin e një rendi të ri, kurse për të majtën e qendrës kjo shërben thjesht si një lojë përçarje e elektoratit për të mos i kërkuar shumë llogari për dështimet ekonomike duke gjetur fajtore të jashtëm, njëkohësisht I shërben dhe si hambar votash ndaj të djathtës që del më tradicionale dhe “patriarkaliste” në qëndrime. Tashmë, në njëfarë mase, femrat shikojnë problemin tek patriarkati dhe jo tek politikanët dhe politikat që ndjekin kur vijnë në pushtet. Për këtë arsye ne Perëndim (duke përfshirë dhe Shqipërinë) , më shumë femra votojnë majtas sesa djathtas.
Rama i di këto numra votuesesh femra për PS. Rama di dhe përdor dhe taktikat elektorale të liberaleve prej 30 vitesh. Për këtë arsye, Rama loz gjithmonë me kartën e femrave, që nga përfshirja (që duhet thënë) shpesh pa asnjë kriter inteligjence në administratën në Bashki e më vonë në e qeveri e parlament.
Prandaj mos u habitni nëse Rama merr me lajka femrat dhe u thotë meshkujve “çyryk” në fushatë. Është pjesë e taktikës elektorale prej 30 vjetësh.
Taktike që e di dhe Erjon Veliaj por në vend tu thotë meshkujve shqiptarë “çyryk” u thotë “zdroms”, e para se donte të dukej si “tirons” dhe e dyta përdor një term akoma më të shëmtuar sepse në fund të fundit është dhe një kopje e shëmtuar e Ramës.


