Hunda e deformuar e kryeministrit Edi Rama u bë shkak për një debat në distancë mes tij dhe kreut të demokratëve Sali Berisha. Nga droga apo dhuna, Rama përgjigjet përmes një videoje pas takimit që zhvilloi në Pogradec me socialistët. Duke treguar hundën me dorë shumë afër kamerës, ai akuzoi Berishën se kjo ishte shenjë që i kishte mbetur nga tentative për ta vrarë në vitet e rrëzimit të diktaturës së Hoxhës dhe ardhjes së demokracisë. “Ka njerëz që merren me hundën time, merren me këtë asimetrinë këtu, falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave digjitale të atyre që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit e drogës. Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do e mbajë gjithë jetën, nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu, ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu”, tha Rama.

Kreu i demokratëve Sali Berisha në një dalje për mediat hodhi poshtë versionin e Ramës. Ai u shpreh se historinë e hundës së Ramës e quajtën “histori pasioni”. Ai tha se asokohe është arrestuar një person për sulmin, por ishte vetë Rama që nuk e ndoqi procesin. Berisha sqaron: “Viktimizon veten për një incident që kishte këto sqarime. Agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi. Nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor. U pajtua apo kishte arsye të tjera nuk e di”. Sipas tij në atë dhomë me Ramën ka qenë edhe një burrë tjetër duke shtuar se nëse ai dëshiron mund t’ia thotë edhe emrin.

“Nuk të lë ky pa ia nxjerr të gjitha ishte me emër dhe mbiemër…Nuk të lë ky, por e vërteta është me dëshmitar, se ishte në dhomë nuk ishte vetëm. Po të dojë ia them edhe emrin se me kë ishte, meqë përpiqet ta faturojë dhe ta politizojë. Ndaj nuk qenë të paktë ata që e quajtën krim pasioni, këtë akt që unë e dënova me forcën më të madhe”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve shkon më tej duke folur për pazare që Rama mund të ketë bërë apo për raportin që mund të ketë patur me atë person. “Pas 30 vitesh mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua. Tregojë të vërtetën siç është. Unë do e tregoj, edhe pse e kam treguar pjesërisht. Këto që thashë janë 100% të vërteta. Nuk them se ishte krim pasioni apo jo, por ato se çfarë thonë të tjerët, por Edi Rama refuzoi të ndjekë procesin gjyqësor”. Në fund Berisha shprehet se me këtë video Rama po kërkon të ngjallë dhembshuri apo empati.

Kur bulevardi oshëtin prej më shumë se 86 ditësh: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, këta ringjallin pas 30 vitesh sherrin për hundën dhe shtojnë misterin për personin e tretë në ketë mes.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10