
Nga Nebi Bardhoshi
Ka qenë e ditur që Rama dhe Berisha do të tentonin ta grabisnin Revolucionin Flamingo. Rama tentoi çdo mënyrë. Zgjodhi fillimisht shpërnjohjen, më pas talljen dhe në fund grabitjen e gjuhës dhe vizionit dhe tani është në fazën e fudme, atë të dhunës. . Berisha, zgjodhi ta trajtoj Revolicionin Flamimgo sikur ishte vetëm levizje anti-qeveri, dhe thirrjet kundër tij si zëra të një pakice. Më pas kërkoi të përvetësoj edhe rezistencën qytetare.
Por të dy deshtuan. Të dy deshtuan sepse të dy u sollën si makineri sociale të amortizuara. Të menduan se kjo lëvizje ishte e zakonshme e njëri prej tyre do ta grabiste herët a vonë.
Asnjëri prej tyre nuk kuptuan, për fatin e vendit tonë, se kjo levzije kishte dy cilësi. E para, lëvizja vinte si energji dhe vizion social që e shikon të ardhmen e vendit pa këta dy lidera. E dyta, se forca, energjia dhe trajta sociale kishte përmasën e revolucionit.
Ky revolucion, ka një themel solid që është neveria kundër kulturës së grabitjes që dy partitë kryesore kanë mbeshtetur ekzistencën e tyre.
Tani jemi në një fazë të re. Unë e di, jo thjesht besoj apo shpresoj, por e di, që ky revolucion ska të ndalur.
Nëse deri tani e kam thënë disa herë se Rama është mjeshtër i ngritjes së lartësisë së rënies, PD po dëshmon aftësinë e thellimit të humnerës së rënies.


