
Listës së kullave të Tiranës do t’i shtohet dhe Gjykata e Lartë. “Kapitali.al” shkruan se pas miratimit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit për lejen e zhvillimit për objektin Gjykata e Lartë dhe Train Tower, njëlloj si stadiumi do të bëhet me kullë edhe institucioni i lartë i drejtësisë.
Sipas artikullit në fjalë, Gjykata e Lartë do të jetë një ndërtesë e ulët, deri në 5 kate dhe ngjjitur me të do të ngrihet një kullë e lartë, e cila do të ndërtohet në Bulevardin e Ri nga kompania ndërtuese StarTek, nën drejtimin e biznesmenit Lulëzim Mehmetaj.

Për më shumë lexo artikullin origjinal në “Kapital”


