Nga Klodian Tomorri

Kryeministri i Serbisë u palos sot nga sot protestat që kanë përfshirë vendin. Vuçiçi është në rrezik të madh, që mos t’ia hedhë dot. Arsyeja se pse Serbia po zien është rënia e një stacioni treni në Novi Sad që vrau 15 veta. Kompania që projektoi stacionin ishte një hungareze që quhet “Utiber”.

Por bota është e vogël shumë. Pak javë më parë “Utiber” fitoi nga hekurudha shqiptare tenderin 1.8 milionë euro për asistencen teknike të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

Tani lutuni që mos të përplasen trenat. Megjithatë një gjë është e sigurtë.  Larg qoftë edhe po të përplasen, këtu protesta nuk ka për të patur asnjëherë. Por edhe po pati ndonjë të vogël, do japë dorëheqjen Bajrami.

Me pak fjalë Vuçiçit po i shkon shtatë nga populli se i ra stacioni i “Utiber”-it. Këtu është mirë t’i shkojë shtatë popullit, që hungarezët të venë dorën në zemër dhe t’i bëjnë llogaritë më mirë se tek stacioni i trenit të Novi Sadit.

Miloš Vučević, kryeministri serb që dha sot dorëheqjen

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11