Protesta në ditën e 23-të ka marrë një karakter tjetër. Dritan Goxhaj ka shpallur në podium 5 pikat e kërkesave të grupit koordinues të protestës. Ai tha se piketat janë të panegociueshme pasi janë shkruar në bazë të propozimeve nga qytetarët në 23 ditë qëndresë në shesh me thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe bërjen e “Shqipërisë së Re”. Sipas Goxhajt po synohet një ndryshim rrënjësor i sistemit politik dhe ligjor.

5 pikat kryesore të platformës:

  1. Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.
  2. Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.
  3. Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:
  4. Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
  5. Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
  6. Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.
  7. Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:
  8. Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
  9. Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
  10. Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
  11. Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
  12. Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5