Qindra fluturime janë anuluar në të gjithë Gjermaninë ndërsa punëtorët e aeroporteve zhvillojnë një grevë mbarëkombëtare për pagat, duke shkaktuar ndërprerje të madhe për fluturimet ajrore. Greva, e udhëhequr nga sindikata “Verdi”, filloi papritur të dielën në aeroportin e Hamburgut, përpara se të shtrihej në të gjithë vendin. Pasagjerët në Frankfurt, Mynih, Berlin dhe qytete të tjera kryesore janë këshilluar të mos udhëtojnë drejt aeroporteve, pasi fluturimet janë të ndërprera. Aeroporti i Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani, tha se pasagjerët nuk do të jenë në gjendje të hipin në fluturime.

Sindikata “Verdi”, që përfaqëson punëtorët e sektorit publik dhe transportit, është në një mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi pagat dhe kushtet e punës. Mediat gjermane raportojnë se mijëra fluturime mund të anulohen gjatë ditës, duke prishur planet e udhëtimit për më shumë se 500,000 pasagjerë. Kompania ajrore “Lufthansa”, me qendrën e saj kryesore në Frankfurt, konfirmoi “vonesa dhe anulime të shumta” në të gjitha linjat, ndërsa aeroporti i Mynihut paralajmëroi për “orarin e fluturimeve të reduktuar ndjeshëm”.

Katja Bromm, zëdhënëse e aeroportit të Hamburgut, ku tashmë janë anuluar të gjitha 143 nisjet e planifikuara për të hënën, e quajti grevën e “Verdit”, të pandershme, pasi nisi pa paralajmërim në fillim të sezonit të pushimeve. Ajo tha se grevat e së dielës ishin “të tepruara dhe të padrejta për dhjetëra mijëra udhëtarë që nuk kanë lidhje me këtë konflikt”. Një zëdhënës i “Verdit” pranoi se greva do të ndikonte shumë njerëz, por i tha mediave gjermane se shkaktimi i një ndërprerjeje ishte i nevojshëm për të nxjerrë një ofertë më të mirë nga punëdhënësit. Shumë nga 1,770 fluturimet e planifikuara të aeroportit të Frankfurtit janë anulluar tashmë, ndërsa pritet që shumica e 820 fluturimeve në Mynih të anullohen gjithashtu. Qindra anullime të tjera priten në Stuttgart, Dyseldorf, Koln dhe Berlin.

Shumë pasagjerë që kishin dorëzuar tashmë bagazhet e tyre dhe po përballen me vështirësi për t’i rimarrë ato. Po ashtu, raportohet se greva ka ndalur tërësisht trafikun ajror në aeroportin e Hanoverit. Përtej aeroporteve, “Verdi” ka thirrur gjithashtu greva në shërbimet e pastrimit të mjedisit, në disa qytete gjermane, duke përfshirë Berlinin, Essenin dhe Kielin, ku koshat e mbeturinave nuk janë zbrazur që nga java e kaluar. Sindikalistët kërkojnë një rritje page prej 8% për punonjësit e aeroporteve, ose të paktën 350 euro më shumë në muaj, së bashku me bonuse më të larta dhe më shumë ditë pushimi. Deri më tani, punëdhënësit i kanë refuzuar këto kërkesa duke i quajtur të papërballueshme.


Greva të tjera pritet të vazhdojnë këtë javë në institucionet e administruara nga qeveria federale dhe autoritetet lokale. Raundi i ardhshëm i negociatave është planifikuar të mbahet të premten në Potsdam.

Ky shkrim është pronësi intelektuale e “BBC News”. Lexo KËTU

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7