Nga Arben Malaj

Të dashur protestues, bëni shumë kujdes! Gatishmëria e Berishës për të votuar menjëherë në parlament një qeveri tranzitore është thikë pas shpine për protestën. Është thikë pas shpine për “Shqipërinë e Re” që Berisha dhe Rama duan ta mbajnë përherë të vjetër. Ta mbajnë nën pushtetin e tyre të përbashkët, në marrëveshjen më antidemokratike që varrosi demokracinë funksionale të ndryshimeve kushtetuese 2008. Nuk ka Shqipëri të re pa një Kushtetutë të Shqipërisë së Re. Një kushtetutë që kufizon kohëzgjatjen në detyrë të gjithë politikanëve jo më shumë se dy mandate dhe kurrë më rikthim pas.

Reduktimin e pronësisë në media për kompanitë e bizneseve dhe ndalimin e çdo pronësie në media për pronarët dhe kompanitë që marrin përfitime qeveritare. Kufizim të mandateve të shefave të shërbimeve sekrete dhe ndalimi me ligj i promovimit të familjarëve në shërbimet sekrete dhe në çdo institucion të sigurisë kombëtare. Rishikimi i ligjit të administratës publike ku çdo pushim joligjor, pas vendimit të formës së prerë, personi përgjegjës i pushimit joligjor përgjigjet financiarisht për detyrimin financiar.

Kufizim të mandateve të rektorëve, zv.rektorëve, dekanëve dhe drejtuesve të departamenteve jo më shumë se dy mandate. Listën mund ta detajojnë ekspertët e të drejtës kushtetutese, të drejtës administrative, studiues të institucioneve kushtetuese në shërbim të qartësimit të parimit të ndarjes, balancës dhe kontrollit të tre pushteteve: legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi. Reforma kushtetuese ka tre kollona thelbësore që janë: kuadri ligjor, kuadri institucional, integriteti kushtetues dhe i të mandatuarëve. në këto tre pushtete rrënjësore për një Kushtetutë të re. Kushtetutën e Shqipërisë së re.

qeveria

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10