Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka publikuar në faqen e vet zyrtare lejen që Këshilli Kombëtar i Territorot dhe Ujit ka miratuar për ndërtimet në Zvërnec që në janar. Në pikën 39 të saj shkruhet: “Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik në Gadishullin e Zvërnecit”, Blloku Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6”, me vendndodhje në Pishë Poro-Nartë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k”. Kjo fakton të kundërtën e asaj që kryeministri Edi Rama ka thënë duke mohuar ekzistencën e një projekti në Zvërnec.

Kryeministri më herët në një dalje publike u shpreh se në bazë të ligjit peisazhi i mbrojtur është territor ku mund të ketë qendra banimi. “Në nenin 20 të ligjit, në 2017-tën përcaktohet qartësisht se peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë deri te qendra banimi dhe aktivitete si bujqësia, turizmi, peshkimi dhe përdorime të tjera të territorit dhe specifikisht në pikën 4, të nenit 20, përcaktohet se veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit si ndërtimet, trajtimet e ujërave të zeza, autostrada, kanale lundruese, zonat urbane dhe të ngjashme, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtari, pajiset me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Prandaj miqtë e mi, ne nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishë-Poro ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është peizazh i mbrojtur”, tha Rama.

Pedagogu e aktivisti Ervin Goci ka shpërndarë në rrjete lejen për ndërtime në Pishë-Poro. Ai ka shkruajtur se është mashtruar publiku, duke shtruar pyetjen se ku është SPAK-u? “Me datë 28 Janar 2025, krejtësisht në fshehtësi të syve të publikut, kryeministri ka firmosur Leje Ndërtimi për Resort Turistik m’u në zemër të Zonës së Mbrojtur Pishë-Poro. Duke mashtruar publikun, ai ka thënë se nuk ka Projekt, as Leje, por ka një Leje Zhvillimore që gjoja lejon rrethimin. Në fakt ka Leje Ndërtimi, firmosur më shumë se 1 vit më parë dhe rrethimi nuk ishte për nxemje, por për të ndërtuar. Ku është Prokuroria e Posaçme? Pse flen? Pse nuk hap hetim ndaj kryeministrit? Tani janë sheshit të gjitha të palarat, kërkesa jonë për dorëheqje është legjitime dhe sheshi nuk duhet lëshuar për asnjë arsye. Të gjithë në shesh çdo ditë pa ndalim!” shkruan ai.

Leja dokument

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11