
Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i një operacioni të mirëkoordinuar me arkitekt Bashkinë e Durrësit.
Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, Bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, çka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.
Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që kordinohej nga qeveria në Tiranë.
“MCN TV” zbulon se përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.
Përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Lexo shkrimin:
http://www.mcntv.al/2021/04/30/para-n-bank-para-votimeve-video