Qeveria rumune ka mbetur vetëm me një pjesë të kabinetit pas dorëheqjes së zv.kryeministrit Marian Neacșu dhe 6 ministrave të tjerë nga Partia Socialdemokrate në koalicion me partinë Liberale të kryeministrit Ilie Bolojan. PSD-ja u shpreh se: “Pas këtij vendimi Bolojan nuk ka më mbështetjen e një shumice parlamentare, çka do të thotë se ai nuk ka më legjitimitetin demokratik për të ushtruar drejtimin e qeverisë rumune”. Sipas citimit të PSD-së nga “Digi 24”, “Kushtetuta thotë se asnjë grup apo individ nuk mund të ushtrojë sovranitetin kombëtar në emrin e vet, në kundërshtim me vullnetin e shumicës parlamentare që buron nga zgjedhje të lira dhe demokratike”.

Grupi i larguar nga koalicioni ka thelluar krizën qeverisëse duke dalë në mbështetje të një qeverie të re, pro-evropine. “PSD-ja do të ofrojë mbështetje parlamentare për miratimin e akteve ligjore të nevojshme për zbatimin e projekteve të financuara nga burimet evropiane,” thuhet në deklaratë. Sipas “Romania-insider” shkak i prishjes së koalicionit është situata e krijuar në Rumani, recesioni, inflacioni, rënia e konsumit dhe e prodhimit që kërkojnë një ndryshim të tillë. “Euronews” ka raportuar se ministrat që kanë dhënë dorëheqjen, do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre deri në përfundimin e procedurave ligjore, ndërsa ministrat do përfaqësohen nga sekretarët e shtetit të caktuar nga partitë e tjera të koalicionit.

“Biziday.ro” bën të ditur se kryeministri pritet të emërojë ministra të përkohshëm nga radhët e kabinetit aktual për një periudhë deri në 45 ditë dhe kryeministri Bolojan do përballet në parlament me një votë mosbesimi ndaj qeverisë të kërkuar nga Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR) në opozitë. Kriza është përshkallëzuar që prej 10 muajsh pas tensionit të krijuar nga katër parti pro-evropiane si: PSD, PNL, USR dhe UDMR.

Pavarësisht rrëzimit të koaliciont, kryeministri rumun Ilie Bolojan ka bërë qëndresë duke u shprehur se do e drejtojë i vetëm qeverisë duke krijuar kushtet që të bëjë reformat e duhura për të përfituar fondet nga BE-ja. Sipas “Reuters” Rumania rrezikon të humbasë rreth 11 miliardë euro fonde nga BE nëse angazhimet për reforma nuk përmbushen deri në gusht. Bolojan ka njoftuar se do nisë negociata me parti të tjera për të siguruar vijimin e qeverisjes. Pas ndryshimeve në qeveri edhe presidenti Nicusor Dan ka thirrur partitë politike në raunde konsultimesh.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13