
A është e mundur që aktiviteti fizik të na kthehet në stil jetese apo mjafton të qëndrojmë te mendime si “të shkojmë nja 2-3 muaj në palestër sa të tonifikohemi”?!
Pse ne si shoqëri bëjmë pak aktivitet fizik, në krahasim me mesataren europiane?
A është komoditeti që na ka mbytur dëshirën për të lëvizur, vrapuar apo edhe ngritur pesha?
Pse të qenit aktivë në formë të shëndetshme ka më shumë rëndësi se estetika?
Për të gjitha këto kemi folur me Edmond Stafën që i ka dedikuar jetën sportit, i cili na rrëfen në mirëbesim se edhe një rrudhë a thinjë ka lezetin e vet. Ca këshilla për të mos përdorur substanca të dëmshme e si të kujdesemi për ushqimin, mos i humbisni.
Ndiqni podkastin e plotë në kanalin tonë në “Youtube” dhe regjistrohuni
që bisedat tona të plota t’ju dalin menjëherë!


