Kryeministri Edi Rama e ka gjetur veten të zënë ngushtë në takimin e tij në New York, kur një grua shqiptare i drejtoi një pyetje për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ajo solli sërish në vëmendje kundërshtimin ndaj hidrocentralit në këtë zonë, por edhe problematikën me rrugën e Arbrit, si një rrugë që sipas qytetares nuk mbaron kurrë.

Përplasja midis Ramës dhe qytetares:

Rama: Ti e ke ndarë mendjen që rruga Arbërit s’do mbarojë, por ajo do mbarojë, ka mbaruar dhe për vit të ri do të hapet tuneli.

Qytetarja: Ju i keni premtuar dibranëve që do t’i jepni shtëpinë e tërmetit, ka mundësi që ju t’i përgjigjeni kësaj pyetje.

Rama: Tërmetin e nxorre tani, e ke pasur plan por nuk e the këtë pyetje.

Qytetarja: Më duhet përgjigje nga ty se janë 35 fshatra nën ujë, është vendlindja ime.

Rama: Po hajde pra në vendlindje, ta bëjmë bashkë vendlindjen tënde.

Qytetarja: Që t’më mbuloj uji, vendin më të bukur të Dibrës ta mbulojë uji.

Rama: O zemra!

Qytetarja: Unë nuk mora përgjigje nga kjo, që do të thotë se hidrocentrali ka nisur të ndërtohet, që sot hidrocentralet në gjithë botën po shkatërrohen dhe po rehabilitohen, ju po kërkoni që hidrocentralin më të madh në Europë ta ndërtoni në Dibër. Dua që ta rimendoni një çështje të tillë sepse keni zhvendosur mijëra banorë, ndërkohë që ato kanë jetuar aty në troje shekullore. Ju përgjigjuni të paktën të mos bëj kritikë tjetër. Nuk është puna që po më filmon mua dikush këtu, unë po të bëj pyetje publikisht.

Rama: Unë po të informoj që Skavica nuk është hidrocentrali më i madh në botë, as në Europë, as në Shqipëri që ta dish, as nuk po spostohen mijëra banorë, që të jemi shumë të qartë dhe as shumë as, as, as të tjera. Është gjëja më e mirë në demokraci po se ka shoqata kundër nuk do të thotë se nuk quhet demokraci. Çështja e Skavicës po diskutohet për çështjen e financimit dhe në mënyrë absolute nuk bëhet fjalë për shpërngulje.

Sot me date 24 Shtator, 2024, Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me perfaqesues te shoqerise civile ne Diaspore, ne qytetin e Bronx, Nju Jork. Kundershtimi ndaj Diges se Skavices ka ngritur shqetsimin ne lidhje genocidin qe i behet popullit te Dibres, fundosjen nen uje te 35 fshatrave, vendin e Kastrioteve, si dhe problematikat ne lidhje me Rrugen e Arbrit, si nje rruge qe s'mbaron kurre. Rruga e Arbrit eshte deshtimi me i madh i te gjitha qeverive dhe ende nuk ka shprese se mbaron pasi eshte shembulli me i keq i projektit dhe cilesise se punimeve pasi e kemi pare nga afer. Pyetja konkrete qe iu drejtova nè fillim ishte kjo: "Dibra e vetmja Bashki ne Shqiperi qe ka 7 Njesi Administrative te Qeverisjes Vendore qe nuk jane te lidhura me rruge te asfaltuara e madje nuk kane ne territorin e tyre asnje meter katror asfalt. Njesia Rec, Njesia Zall-Dardh, Njesia Arras (Cidhen) Njesia Muhurr, Njesia Lure, Njesia Luzni, Njesia Selishte, Keto 7 njesi administrative jane nder zonat me te varfra te Shqiperise. Ju dhe qeveria juaj e keni prioritet Turizmin. Perse nuk e shikoni si destinancionin me te afert turistik luginen e Drinit te Zi dhe te mbeshtesni me zhvillim infrastructuror keto 7 njesi te qeverisjes vendore, por mendoni ta zhysni nen uje pjesen me historike te Kombit Shqiptar, nderkohe qe sot ka plot burime alternative per energy? Kerkonte ti shmangej pyetjes, dhe nuk u pergjigj, replika vazhdoi.. Per me shume ndiqni videon. Ferzileta Gjika Kundershtimi ndaj Diges se Skavices OPPOSITION TO SKAVICA DAM/"KUNDERSHTIMI NDAJ DIGES SE SKAVICES" @followers

Posted by Ferzileta Gjika on E mërkurë, 25 shtator 2024

Projekti i Skavicës mbetet ende i paqartë, ndonëse në fillim të vitit, tre organizatat “Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës” dhe “Komiteti Shqiptar i Helsinkit” ju drejtuan Gjykatës për t’i kërkuar shfuqizimin e ligjit dhe vendimit qeveritar, të cilët i hapin rrugën ndërtimit të një hidrocentrali. Ndërsa gjykata vendosi se duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara mund të riparohen, përmes ndërmarrjes së hapave konkretë duke përfshirë dhe informimin e banorëve.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14