Nga Olard Siqeca

Viraliteti tek video për callncenterat për mendimin tim lidhet me faktin që ky është një grup shoqëror thuajse i harruar e për të cilin nuk flitet fare, edhe pse ka qenë shumë vital e ka kontribuar në shoqëri.

Unë jam një prej djemve që kam punuar në këtë sektor për kohë të gjatë.
Historia ime, nis pikërisht në 2012 kur pasi u ktheva nga një eksperiencë për studime nga jashtë jo e sukseshme mu desh të rifilloja jetën në Tiranë dhe mundësia për punë ishte ose call center ose kamarier/banakier. Duke qenë se smë jepej për punët e tjera dhe isha fare i ri në moshë vendosa të punoja tek ky sektor pasi paga për kohën ishte shumë e lartë, 560 mijë lekë të vjetra në 2012 për 6 orë! Duke ardhur nga një familje me të ardhura të pakta nga periferia, e në një kohë që dhe vendi i punës së babit në Albpetrol u shkurtua, pesha kryesore më ra mua për mbajtjen e familjes dhe si mua ka shumë që ndërkohë dhe duhet të shkolloheshin. Pra debati që ju ngrini i ka të dyja nuancat. Kur erdhën call centerat, alternativat e punës se atij brezi ishin minimale. Call centeri ofronte një punë edhe part-time të paguar shumë mirë për kohën. Gjithashtu si anë pozitive theksoj se shumë të rinj u trajnuan si të punonin në një kompani, paketën office, mësuan teknikat e shitjes, marketingut, zhvilluan komunikimin, punën në grup,morën disiplinën dhe kulturën e punës. Kodi i punës aplikohej në maksimum dhe të rinjtë kishin të drejta. Aq të mira ishin kushtet sa shumë të rinj krijuan familje, blenë shtëpi e vazhduan të bëjnë biznese me të ardhurat e kësaj pune.

Ana negative ishte se normalisht duke bërë dhe 1 punë të vështirë dhe shkollë
performanca akademike bie ndjeshëm kur je student. A humbi tregu profesionistë në fushat e tyre përkatëse? Patjetër, por ishte një zhvillim i natyrshëm pasi vetë tregu i punës i kohës nuk i përthithi dot gjithë këta të rinj që kërkonin kushte pune të mira e paga të larta. Shqipëria kishte shancin që këtë brez ta thithte dhe kanalizonte në teknologji, programim ose shërbime të tjera me vlerë të lartë të shtuar por korrupsioni dhe mungesa e investimeve të huaja ka bërë që kjo të mos ndodhi.
Ju me të drejtë flisni për koston oportune që kanë pasur të rinjtë duke bërë këtë zgjedhje, pra mos zhvillimin e profesionit të tyre, por ju garantoj që shumë të rinj nuk e kanë pasur luksin të mendojnë për këtë kosto pasi kanë qenë në kushte mbijetese, flas për vitet 2012-2017. Alternativa tjetër ishte emigrimi, shumë nga ne donin të jetonin në Shqipëri.

Pas 2017 fenomeni mori një zhvillim të ri me futjen në treg të call centerave mashtrues, shumë të rinj që u joshën nga kjo botë e errët sot janë bërë milionerë në kurrizë të të tjerëve dhe domosdo as nuk e kanë menduar më fare të kthehen të punojnë në një punë normale e të zhvillojnë veten.
Në një shoqëri që vë në qendër të saj antivlerat dhe paranë e orienton rininë drejt këtit modeli dhe këto janë pasojat.
Që shoqëria jonë mos ti vuaj këto pasoja do duhej që studenti të kishte përkraje maksimale financiare, diploma të kishte vlerë dhe tregu i punës të të jepte mundësinë që të bëje një jetë normale sapo del nga bankat e shkollës sepse devijimi nga tregu i punës brezit të kaluar erdhi nga call centerat, i brezit që vjen mund të vij nga diçka komplet tjetër.
Sot gjithsesi ky sektor është në tkurrje, një pjesë është orientuar drejt turizmit dentar, një pjesë vazhdon të punoj në sektorin e mashtrimeve dhe një pjesë në shërbim klienti.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7