Nga Endri Tafani

Aeroporti i Kukësit dështim, Aeroporti i Vlorës dështim, Porti i Durrësit duke u shkatërruar për real estate, Porti i Vlorës duke u shkatërruar për real estate, Rruga Thumanë-Kashar me probleme, Rruga e Arbrit me probleme, tuneli fut ujë, Tuneli Orikumit pa hekur dhe fut ujë, Tuneli Skarficës fut ujë, rruga e re për Korçë e shkatërruar, rruga e vjetër për Korçë e shkatërruar, rrugët e tjera më të vogla nga Velipoja deri në Kuç shkatërruar vetëm pak muaj pas inaugurimit etj. Mjaftojnë vetëm faktet e sipërme për të kuptuar Ministrja e Infrastrukturës është totalisht e paaftë dhe në vend të ndërtojë infrastrukturën e vendit po shkatërron infrastrukturën ekzistuese të Shqipërisë.

Nuk duhet të dorëhiqet ,por duhet shkarkuar dhe me ceremoni t’i përcillet gjykatës jo vetëm për vjedhje, por dhe për cënim të sigurisë kombëtare, sepse ka nxjerrë jashtë funksionit rrugë, Aeroporte, Porte detare. Në një luftë e para gjë që goditet është infrastruktura e armikut. Po pse te harxhojnë bombat armiqtë kur kemi një ministër të tillë që jo vetëm shkatërron infrastrukturën e vendit dhe e izolon copa copa, por harxhon dhe miliarda nga vetë paratë tona për ta bërë një gjë të tillë. Kjo nuk është më një çështje hajdutllëku e rëndomtë, por është çështje e një tradhtie kombëtare e cënimi të sovranitet territorial.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7