Nga Klodian Gradeci

Është i dehur nga 83 mandatet dhe s’ka durim deri në shtator apo diçka tjetër fshihet tek ngjarjet e vapës së korrikut?

Me kaq ngut nuk e kishte as në 2017 dhe as në 2021!

Pse kaq shumë ngjarje politikash të vogla me një hordhi mediatike nga pas?

1. Skena në ditëlindjen e partisë së tij!

2.Skena në Vlorë

3. Skena me drejtorucët!

4. Skema në bashkitë e tjera, Durrës, Fier, Elbasan

5. Skena me kryetarët e bashkive!

6. Skena në Theth!

7. Skena me tym dhe plehra!

8. Skena me djathin kaçkavall dhe gjalpin!

9. Rivënia në skenë me shtetin Bektashi!

10. Skena me kallash dhe me manovratorë që ju duket vetja sikur janë mbi tank dhe mbi fadroma!

11. Skena me tenda, çadra dhe vazo lulesh si varianti më efikas për të kompensuar shpejt e shpejt shpenzimet zgjedhore!

12. Qëndrimi dopjo apo si dikur ndalimi me të dyja duart në xhep si tek filmi nusja dhe shtetrrethimi!

13. Preja e lidhjes me Rrjetin elektrik dhe atë të Furnizimit me ujë për të paligjshmit!

14. Tarifa të reja për automjetet që nisen nga qarqet që nuk u nënshtruan mjaftueshëm në 11 maj!

Këto skena politike po të mos ishin xhirime filmi, do dukej sikur shteti ishte në anarki dhe sapo kishte filluar të funksiononte.

E vërteta ndodhet tek deklaratat dhe provat që nxjerr opozita çdo ditë në komunikimin e mesditës për zgjedhjet. Fakte të vogla, por çdo ditë të reja, për të treguar se po qeverisemi nga njerëz që garojnë në mënyrë jo të ndershme, në mënyrë jo të barabartë dhe me skena e skenarë.

Uroj që komunikimi mesditës i opozitës me shqiptarët dhe vëzhguesit e vëmendshëm, të vijojë pavarsisht skenave dhe filmave të regjizorit!

Vera duket të jetë shumë e nxehtë!

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10