
Nga Enriketa Papa
Ende vijojmë të vërtitemi në vorbullën e nostalgjisë dhe të relativizojmë të keqen. Për sa kohë nuk dimë, apo zgjedhim të mos e kujtojmë, se 20 shkurti është “Dita e Përkujtimit të Viktimave dhe të Krimeve të Shkaktuara nga Regjimi Komunist në Shqipëri”, do të vazhdojmë të ankohemi se Shqipëria nuk ka një datë zyrtare përkujtimi për gjëmën e komunizmit.
Që prej vitit 2010, me Ligjin nr. 10241, kjo datë është sanksionuar. Megjithatë, për më shumë se 16 vjet, asnjë qeveri nuk është kujdesur të nxjerrë aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e plotë të ligjit.

Ligj nr.10241, datë 25.2.2010 “Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, vendosi:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e disa simboleve, në përkujtim të viktimave dhe të krimeve të shkaktuara nga regjimi komunist në Shqipëri.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me simbole nënkuptohen: muze, obelisk, monumente dhe një datë e përkujtimit publik të viktimave dhe të krimeve të shkaktuara nga regjimi komunist në Shqipëri.
Neni 3
Këshilli i Ministrave shpall datën 𝟐𝟎 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭, 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐫𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐮𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡-𝐝𝐢𝐤𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐄𝐧𝐯𝐞𝐫 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈, 𝐬𝐢 “𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢”. Përkujtimi i kësaj date bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 4
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 5
Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për ngritjen e Obeliskut të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, si dhe të monumenteve përkujtimore në qytetet e tjera të Shqipërisë.


