Nga Auron Tare

Një debat publik mbi të ardhmen e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale në Shtetet e Bashkuara ka nisur të krijojë përplasje mes komuniteteve lokale dhe kompanive të mëdha të teknologjisë. Banorët e një konteje në shtetin e Utah kanë disa javë që protestojnë kundër ndërtimit të një qendre të Inteligjencës Artificiale në territorin e tyre. Debati, i cili tashmë ka pushtuar mediat amerikane, po ngre pyetje të rëndësishme mbi ndikimin e AI në mjedis, përdorimin e burimeve natyrore dhe të ardhmen e komuniteteve lokale. Arsyet kryesore të protestave lidhen me disa çështje bazike për jetën e komuniteteve.

Së pari, konsumimi i madh i burimeve ujore. Tashmë dihet se qendrat e AI dhe serverët kërkojnë sasi shumë të mëdha uji për ftohje. Në vende ku thatësira dhe mungesa e ujit janë probleme serioze, banorët kanë frikë se burimet ujore mund të shterojnë edhe më shpejt.

Një tjetër shqetësim është shpenzimi i energjisë elektrike. Dihet se këto qendra përdorin sasi të mëdha energjie dhe banorët druhen se kjo mund të rëndojë rrjetin energjetik lokal dhe të rrisë kostot për komunitetin.

Po ashtu, protestuesit flasin edhe për ndikimin në mjedis. Ndërtimi i komplekseve të mëdha industriale mund të sjellë ndotje, zhurmë dhe dëmtime të peizazhit natyror. Një pjesë e kritikave lidhet edhe me mungesën e transparencës. Disa komunitete pretendojnë se kompanitë teknologjike dhe autoritetet lokale nuk janë konsultuar mjaftueshëm me banorët para miratimit të projekteve.

Por frika më e madhe lidhet me të ardhmen e vetë Inteligjencës Artificiale. Deri më tani, shumë nga kompanitë kryesore të teknologjisë nuk kanë dhënë përgjigje të qarta mbi ndikimin që AI mund të ketë në zevendesimin e disa prej profesioneve si dhe kontrollin që korporatat e mëdha mund të ushtrojnë mbi jetën e përditshme të shoqërisë.

Beteja që sapo ka nisur në një komunitet të vogël në Utah mund të shndërrohet në një provë të madhe mbi mënyrën se si teknologjia do të ndikojë të ardhmen e njerëzimit. Një ndikim që tashmë ka filluar të ndihet edhe në jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, e cila jo vetëm që nuk ka ende një ide të qartë mbi çështje të tilla, por gjithashtu nuk ka hapur ende një debat publik mbi ndërtimin e qendrave të të dhënave të Inteligjencës Artificiale nga kompani të huaja në territorin tonë.

Mungesa e një debati publik sot mund të bëjë që nesër komunitetet që do të preken nga këto projekte të përballen me dilema të forta sociale, ekonomike dhe mjedisore, të ngjashme me ato për të cilat banorët e Utah po protestojnë sot në rrugët e qyteteve të tyre.

Pyetjet që po ngrihen në Amerikë mbi përdorimin e ujit, konsumimin e energjisë, ndikimin në mjedis, privatësinë dhe kontrollin e teknologjisë mbi jetën e njerëzve, shumë shpejt mund të bëhen pjesë edhe e debatit shqiptar. Për këtë arsye, diskutimi publik mbi Inteligjencën Artificiale dhe infrastrukturën që ajo kërkon nuk është më një çështje e së ardhmes së largët, por një realitet që po afrohet me shpejtësi.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14