
Projektligji i ri “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat” është debatuar sot në kuvend. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në prezantimin e këtij projektligji tha se ai synon të japë një kornizë që përputhet me standardet e Bashkimit Europian. Ibrahimaj siguron se i gjithë projektligji është hartuar me asistencën e SIGMA/OECD, sikurse nuk munguar edhe konsulta me grupet e interesit. “Partneritetet publik-privat (PPP) janë një instrument i rëndësishëm global për ofrimin e shërbimeve publike dhe mund të sjellin vlera të mëdha për qytetarët nëse zbatohet transparenca dhe kontrolli rigoroz. Në vitin 2024, në Shqipëri ka pasur 233 kontrata PPP në infrastrukturë dhe energji, që përbëjnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat 11 kontrata kanë mbështetje buxhetore.”-thotë ajo. Si një projektligj me risi mbi investimet trategjike, Brahimaj evidenton funksionalizimin e plotë të Regjistrit Elektronik të Koncesioneve dhe PPP-ve, si dhe forcimin e kontrollit fiskal dhe mekanizmave të integritetit dhe antikorrupsionit. Ajo vlerëson ngritjen e Njësive të Zbatimit të Kontratave pranë çdo autoriteti kontraktues, të cilat do të monitorojnë zbatimin e kontratave, performancën dhe raportimin periodik.

Replika të ashpra kanë pasuar fjalën e ministres Brahimaj. Deputetja demokrate Jorida Tabaku hodhi poshtë pikat e forta të ligjit të nënvizuara nga Brahimaj duke thënë se ligji i ri i koncesioneve nuk lufton korrupsionin dhe se problemet e mëdha që ka sot Shqipëria në këtë sektor nuk lidhen me mungesë rregullash, por me mënyrën korruptive se si qeveria socialiste i ka zbatuar ato ndër vite. “PPP-të janë kthyer në mekanizëm të pastrimit të parave dhe kapjes së shtetit. Ky nuk është thjesht dështim i një ligji apo i disa ministrave, është dështim i shtetit shqiptar, është një regjim që ka përdorur PPP-të si instrument për të pasuruar pakicën dhe për të varfëruar shumicën,” deklaroi Tabaku.
Më tej ajo prezantoi hapa konkrtete për transparencë, kufizime dhe ndalim të kompanive të inkriminuara:
-Transparencë e detyrueshme në çdo fazë të koncesionit: nga studimet e fizibilitetit, tek dokumentet e tenderit, miratimet, performanca dhe kontratat finale.
“Asnjë kontratë koncesionare e qeverisë nuk është publikuar deri më sot,” theksoi Tabaku.
-Përjashtim automatik i kompanive që kanë kryer mashtrim, korrupsion, pastrim parash, falsifikim apo pjesëmarrje në grupe kriminale.
Ajo kujtoi se edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se PPP-të shqiptare përdoren për pastrim parash.
-Kufizim të kontratave për kompanitë e njëjta, pasi sot 80% e PPP-ve janë përqendruar në duart e 5–10 operatorëve të lidhur me qeverinë.
-Ndalim të manipulimit të tenderëve përmes skemave të brendshme midis kompanive, konfliktit të interesit dhe deklaratave të rreme.

Krahas Tabakut ka patur një reagim edhe nga Erald Kapri i partisë Mundësia. Ai ka shprehur kritika duke thënë se asnjë koncesion i dhënë nga qeveria nuk ka qenë frytdhënës. Kapri i kthehet portit të Vlorës duke thënë se edhe aty nuk do nisë puna siç pritej. “Me kë koncension ta nisësh më parë. Cili koncesion i dhënë nga qeveria ka qenë frytdhënës? Nuk gjen asnjë. Por tek koncensionet e shëndetësisë të 4 në SPAK. A kemi shërbim më të mirë? Zero. Edhe pasi janë zbuluar që janë afera korruptive ato kanë vazhduar. Më interesanti, koncesioni i Portit të Vlorës që nga qeveria u trumpetua që vitin e ardhshëm do nisë punë. Por vetë qeveria e di që nuk do nisë punë sepse e kanë parë sherrin e konsensionerëve dhe se si është dhënë në zyrën e ministres.”-vëren Kapri, i cili shtron pyetjen se si ka mundësi që nuk ka asnjë reagim edhe pas daljes së investigimit. Si mund të marrë një magazinier operimin e një porti me vlerë 60 mln euro? “Koncensioni i Thumanë Kashar, një tjetër problematikë. Rinasi dhjetëra miliona euro të deklaruara si fitime dhe dhjetëra miliona euro shpenzime.”-shton deputeti Kapri.

Projektligji i ri i debatuar “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”
Sipas draftit të propozuar qëllimi i tij është të krijojë një kuadër të favorshëm dhe të qëndrueshëm për nxitjen, thithjen dhe krijimin e lehtësive për investimet që realizohen si koncesione, partneritete publike private. Në nenin 2 të tij thuhet se ligji rregullon kompetencat e autoriteteve dhe enteve kontraktuese për të hyrë në marrëveshje për investime të bazuara në koncesione, partneritete publike private, procedurat për dhënien e marrëveshjeve të tilla.
Neni 4 sqaron fushat e aplikimit të saj janë kryesisht transporti, energjia, uji, menaxhim të mbeturinave, shëndetësi, strehim, bujqësi madje edhe në raste të veçanta ku Këshilli i Ministrave mund të ofrojë koncesione për operatorët ekonomikë, vendas apo ndërkombëtarë, me çmimin simbolik 1 euro. Krahas sektorëve ku mund të prektikohen, ligji parashikon edhe fisha nuk ndalohet aplikimi i koncensioneve publik-privat sikurse ndodh me shërbimet e mbrojtjes civile, emergjencave civile dhe shërbimet e parandalimit të rreziqeve që ofrohen nga organizata ose shoqata jofitimprurëse, përveç shërbimeve të transportit me ambulancë, për shërbimet e arbitrazhit dhe të pajtimit, blerjen, zhvillimin, prodhimin ose bashkëprodhimin e materialit programor të destinuar për shërbime mediatike audiovizive ose shërbime mediatike radiofonike, që jepen nga ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive ose radiofonike, ose koncesionet për kohën e transmetimit ose ofrimin e programit, që i jepen ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive ose radiofonike etje.
Ky ligj nuk zbatohet për licencat dhe lejet administrative që u jepen operatorëve ekonomikë, autoriteteve kontraktuese, enteve kontraktuese dhe organeve të tjera të sektorit privat apo publik. Sa i përket dhënies së koncensionit, përcatohet qartë se zbatohet në përputhje me parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit, efikasitetit, trajtimit të barabartë, reciprocitetit dhe të sigurisë ligjore dhe se përgatitja e procedurës konkurruese të dhënies me koncesion/PPP, duke përfshirë përllogaritjen e vlerës, nuk bëhet me qëllim për të përjashtuar apo favorizuar operatirë të caktuar.

Për të parandaluar korrupsionin është i ngarkuar autoriteti kontraktues ose enti kontraktues që të marrë masat në kohë dhe të shmagë konfliktin e interesit dhe është në fillim kryeministria ajo që identifikon apo propozon projektet për autoritet kontraktuese. Kufiri minimal monetar miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave sipas nenit 22. Autoriteti kontraktues llogarit vlerën e parashikuar të koncesionit/partneritetit publik privat si xhiro totale e koncesionarit të krijuar gjatë kohëzgjatjes së kontratës, pa TVSH, e vlerësuar nga autoriteti kontraktues ose enti kontraktues për punët dhe shërbimet që janë objekt i koncesionit/partneritetit publik privat, si dhe për mallrat që lidhen me këto punë dhe shërbime.
Autoriteti apo enti kontraktues harton e shqyrton dokumentet e tenderit dhe rregullat më të hollësishme, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Nga procedura për dhënie të koncensionit skualifikohet çdo operator ekonomik që ka qenë i dënuar pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, korrupsion, mashtrim, pastrim parash ose financim të terrorizmit apo shfrytëzim të punës së fëmijëve apo formave të tjera e trafik të qenieve njerëzore. Në kriteret e dhënies së koncensionit ndër të tjera bëhet e ditur se nuk duhet të ketë diskrimimin dhe se duhet të jenë në përpjesëtim me objektin e koncesionit. Mes kritereve për një anulim të mundshëm janë detajuar edhe rrethanat e paparashikuara dhe objektive si edhe nevoja ose aftësia paguese e autoritetit kontraktues ose entit kontraktues. Projektligji pasqyron edhe kushtet në të cilat ndodh zgjidhja e kontratës me koncensionarin. Për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës është ngritut një njësi e përkohshme (Njësia e Zbatimit të Kontratës) e cila ëshë përgjegjëse për menaxhimin. Përveç se kur një shkelje nuk përbën vepër penale, ajo trajtohet si kundravjatje dhe sipas ligjit dënohët me gjobë nga 50 000 lekë deri në 1 000 000 lekë.
Drafti i projektligjit “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”
Raporti mbi projektligjin:


