Biznesmeni Klodian Allajbeu po hetohet në Prishtinë për pastrim parash dhe falsifikim. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar të premten se ka ngritur aktakuzë ndaj pronarit të “Spitalit Amerikan” si dhe të disa mediave në Kosovë dhe katër personave të tjerë për veprat penale falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave, pas “zhvillimit të hetimeve disavjeçare”. (Kliko këtu për njoftimin e Prokurorisë). Akuzat janë të lidhura me 3 subjekte: “Spitalin Amerikan”, “Medbrand KS” dhe “Qendrën Kardiake të Kosovës”.

Përveç Allajbeut, në mesin e të akuzuarve janë: zyrtari tjetër i “Spitalit Amerikan” në Kosovë, Igli Larashi, biznesmeni Ekrem Lluka i cili është pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” por dhe i medias “RTV Dukagjini”, Korab Lluka, si dhe biznesmenia Edlira Malaj, pronare e “Medbrand KS”. Të pestë akuzohen se janë të përfshirë në një skemë të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës, duke fshehur dhe pastruar para. Por, Prokuroria nuk ka dhënë ende zyrtarisht detaje të mëtejshme.

Pasi lajmi mbushi portalet e medieve në Kosovë, “Spitali Amerikan” ka thënë për Kallxo.com” se për aktakuzën e kanë mësuar nga faqja zyrtare e Prokurorisë. “Ne ende nuk e kemi pranuar me shkrim si institucion aktakuzën. Të hënën avokatët tanë do të kërkojnë aktakuzën dhe ne do të dëshmojmë pafajësinë tonë kudo që të kërkohet. Aktakuza mendohet se është e lidhur me aktivitetin e hershëm, rreth vitit 2014 dhe aty janë disa biznese bashkëpunëtore dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me media.”- thuhet në përgjigjen e spitalit. “Grupi Dukagjini” i Llukajt po ashtu ka reaguar duke mohuar akuzat dhe duke thënë se kjo nuk do të ndikojë në punën si media (lexo këtu).

Në foton majtas Korab Lluka, djathtas Ekrem LLuka

“Në pamundësi për të konkurruar me ne në tregun e hapur, dashakëqinjtë përpiqen të na dëmtojnë me akuza të fabrikuara. Po sipas të njëjtës metodë, në mungesë të provave për këto akuza, veglat e këtyre dashakëqinjëve, përpiqen të krijojnë epërsi të padrejtë në opinionin publik me komunikata sensasionaliste të pavërteta dhe me rrjedhje të informatave të gjymtuara.”– thuhet në reagimin e tyre. Ky zhvillim ka shkaktuar një debat në Kosovë, por reagimet nuk kanë munguar as nga Shqipëria, me deputetin socialist Erion Braçe që shkruan: “Klodi qenka i prekshëm në Kosovë!”.

Ndonëse fillimisht e kishin publikuar lajmin, një pjesë e mediave në Kosovë rezulton se i kanë fshirë shkrimet e tyre për hetimin.

Igli Larashi

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5