Një batutë është kthyer në debat së fundmi në Kosovë nga ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujka, i cili e ka krahasuar televizionin “KTV-në” si media të ngjashme me “Sputnik” dhe “Russia Today.”“Kur ke këto media nuk të duhet fare Sputnik dhe Rusia Today. Ka kush bën punën e tyre.”- ironizon Mujka.

I gjithë ky debat erdhi pas intervistës ndaj gazetares Mimoza Koprani-Muçaj me ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli, ku diskutuan mbi dëmet që kishte pësuar kanali i ujit i Ibër-Lepencit nga një shpërthim javën e kaluar në veri të Kosovës. (Për detaje të tjera, lexoni këtu.) Gjatë intervistës, gazetarja ka insistuar për transparencë dhe llogaridhënie në lidhje me furnizimin me ujë për qytetarët. Ky insistim ka bërë që Mujka ta interpretojë si një sulm ndaj qeverisë, i cili u shpreh se pyetjet po përdoren për keqpërdorimin e mediumit publik në përhapjen e gënjeshtrave.

“Kjo është skajshmërisht e poshtër dhe keqpërdorim ekstrem i mediumit publik me qëllim të përhapjes së gënjeshtrave dhe denigrimin e personave që ju pengojnë qëllimeve të tyre, pra qëllimeve të grupit të Stanishiqit.”– shkruan Mujka.

Më vonë ai ka reaguar sërish në lidhje dhe me situatën e kanalit të ujit në Ibër-Lepencit, duke deklaruar se ende nuk ka një vlerësim të kostos për riparimin e dëmit nga sulmi i ndodhur. “Unë dhe i gjithë stafi i ndërmarrjes “Ibër – Lepenc” jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të punojmë për të realizuar zgjidhjen përfundimtare të problemit në afat sa më të shkurtër, dhe në të njejtën kohë të mbajmë qytetarët të informuar për të gjitha zhvillimet siç kemi bërë përgjatë gjithë këtyre ditëve.”– shkruan ai.

Pas reagimit të Mujkës, një debat është hapur në lidhje me gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur gjuhën linçuese të përdorur nga Mujka, si një gjuhë të papranueshme dhe shumë të rrezikshme ndaj gazetares dhe mediumit ku punon ajo. Sipas AGK-së Mujta duhet të përballet me çdo pyetje që kanë interes publik.

Pas kësaj ka reaguar Flutura Kusari, juriste e medias, e cila bëri thirrje që Mujka të fshijë statusin e tij dhe të kërkojë falje publike. Ajo theksoi se platforma si “Sputnik” dhe “Russia Today” janë të ndaluara në shumicën e vendeve evropiane për shkak të natyrës së tyre propagandistike, si dhe sipas Kusarit, Mujka fillimisht ka sulmuar mediat nëpërmjet partive të vogla ndërsa tani po i sulmon vetë ato.

“Mujka sigurisht që është motivuar nga kryeministri Kurti i cili deri më tani sulmet ndaj mediave nuk i ka bërë direkt por përmes partisë dhe veglave të vyshme të tij. Mirëpo, tash ka kalu në nivel tjetër duke ndryshu qasjen dhe duke i sulmuar ai vetë mediat, gazetarët dhe analistët. Prandaj edhe do të shohim eskalim të sulmeve sepse qasja e re e tij i nxitë dhe trimëron edhe më shumë partiakët dhe mbështetësit e tij.”– shkruan Kusari në profilin e saj.

Ndërsa gazetarja Alisa Braho reagoi duke shprehur se personat në këtë profesion duhet të jenë të përgatitur për presionet dhe reagimet publike. Edhe pse nuk bie dakord me fjalët e Mujkës, sipas Brahos çdo person ka të drejtë të shpreh mendimin e tij.

I qenkan turrur dikujt se ka quajtur një media si “Sputnik”, punë e madhe fortë. Edhe unë jam gazetare dhe nuk ka mbetur ish-këshilltar e politikan të regjimit të shkuar pa më komentuar dhe fyer publikisht. Këtë standardin sikur ‘prekeni për kolegët’, mbajeni njësoj për të gjithë, se përndryshe na hapet barkun. Kaq shumë keni nevojë për tu viktimizuar?“- shkruan Braho.

Por kjo nuk është hera e parë e përplasjeve që Lëvizja Vetëvendosja ka pasur me mediat në Kosovë, ku më parë kanë akuzuar disa media që paguhen nga qeveria serbe. (Për më shumë lexo këtu.)

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11