Në komunitetet latine në SHBA, ka nisur të ngrihet kjo pyetje: a është vërtet Kamala Harris një komuniste? Harris ka qenë subjekt i pretendimeve të shumta se ajo është një komuniste që kur u bë kandidatja e demokratëve për presidente, sipas verifikuesit më të madh të fakteve në gjuhën spanjolle në SHBA “Factchequeado”. Ekspertët thonë se këto pretendime përfitojnë nga frika e vërtetë që kanë disa votues që ikën nga shtypja në vende si Kuba dhe Venezuela.

Në një video virale, Kamala Harris dhe kandidati i saj për zv.president Tim Walz duket sikur po pozojnë për një selfie përpara një tabele për Komunistët Revolucionarë të Amerikës, një grup i së majtës ekstreme. Por kjo video është e rreme dhe është montuar nga një grup mbështetësish të Donald Trumpit, të njohur si Ekipi Dilley Meme.

Postimi origjinal kishte më shumë se 420 mijë shikime, por u ri shpërnda nga shumë llogari në spanjisht. “Është kudo, ky dyshim: A është ky person një komunist?”– tha për BBC-në Evelyn Pérez-Verdía, një stratege e kontekstit kulturor nga Florida jugore. Ajo po dëgjonte stacionin radiofonik në gjuhën spanjolle “La Nueva Poderosa” në Miami kur dëgjoi drejtuesit duke diskutuar për memen e rreme.

Ajo kontaktoi stacionin për të vënë në dukje se video që ata kishin komentuar ishte e rreme. Prezantuesit thanë më vonë në transmetim se ata donin të sqaronin se historia “nuk ishte e vërtetë“, por kjo përsëri nuk e bën të pavërtetë “që Kamala është një marksiste”.

Përdorimi i frikës si armë

Në një artikull të BBC-së, arrihet në përfundimin se frika reale po përdoret si armë në këtë fushatë. Ka afro 36.2 milionë votues latinë me të drejtë vote në Amerikë, që përbëjnë rreth 14.7% të elektoratit të SHBA-së dhe shumë prej tyre jetojnë në shtete kyçe si Nevada dhe Arizona, gjë që i bën ata një demografi të lakmuar për të dyja fushatat. Ata nuk janë aspak një demografi homogjene, por historikisht latinët kanë qenë të prirur të favorizojnë demokratët. Në vitin 2020, 44% votuan për Joe Bidenin, me vetëm 16% që votuan për Trumpin. Por sondazhet sugjerojnë se republikanët kanë fituar terren këtë cikël zgjedhor, me shumë faktorë të përmendur duke përfshirë ekonominë, emigracionin dhe të drejtat e abortit.

Dhe për disa emigrantë, shqetësimet rreth Amerikës sot pasqyrojnë përvojat që ata kanë kaluar në vendet e tyre të origjinës. Mesazhet politike që paralajmërojnë për “socializmin” ose “komunizmin” kanë qenë veçanërisht të përhapura në komunitetet me popullsi të madhe kubane dhe venezueliane, si në Floridan e jugut, vunë në dukje ekspertët.

Këta emigrantë janë veçanërisht të cenueshëm ndaj dezinformatave rreth komunizmit për shkak të traumës që përjetuan duke ikur nga shtypja, tha Samantha Barrios, një venezuelano-amerikane me bazë në Miami, Florida, e cila voton për demokratët. Ajo akuzoi mediat spanjolle me prirje të djathtë për përdorimin e këtyre termave për të “frikësuar venezuelianët, kubanët, nikaraguanët” për shkak të “arsyes kryesore që ne u larguam nga vendet tona, duke u përpjekur të largoheshim nga këto regjime”.

Për disa, kritikat e tyre ndaj demokratëve bazohen në opinionet se qeveria amerikane nuk ka dhënë një përgjigje mjaft të ashpër ndaj represionit politik në Kubë apo Venezuelë. Analistja Evelyn Pérez-Verdía pajtohet me zonjën Barrio por ajo gjithashtu kritikoi fushatën e Demokratëve se nuk ka bërë mjaftueshëm për të adresuar shqetësimet e tyre: “Mos qesh me frikën e njerëzve. Është vërtet mungesë respekti. Njerëzit kanë frikë të vërtetë, ata erdhën në Shtetet e Bashkuara, ata lanë gjithçka pas. Nëse ata kanë dyshime, ju duhet të adresoni dyshimet e tyre.”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11