
Këtë të shtunë, të datës 11 Janar, kryeminstri Albin Kurti ndau një foto në profilin e tij “Facebook” teksa shkruhej “Drekë me nënën Ferdonije”. Foto e cila më pas ngjalli kritika ndaj tij për arsye se po në të njëjtën ditë u hapën zyrtarisht dhe fushatat zgjedhore në Kosovë. Kurti zgjodhi të drekonte me nënë Ferdonijen dhe pse kjo zgjedhje tij nuk është krejt rastësore dhe kjo nuk është hera e parë.
Por kush është nënë Ferdonije
Ferdonije Qekrezi jeton në Gjakovë, e cila gjatë luftës humbi bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj. Historia e nënë Ferdonijes ka nisur që në vitin 1999, ajo akuzon se ushtarët serb sulmuan shtëpinë e saj duke rrëmbyer të gjithë meshkujt e shtëpisë dhe prej që asaj dite ajo rrëfen se nuk ka marrë vesh asnje lajm për djemtë apo për bashkëshortin e saj. Që prej 26 vitesh ajo shtron gjithmonë sofrën e saj plot me shpresën e familjarët e saj do të kthehen. Por për Qekrezin nuk është hera e parë që takohet me kryeminstrin Kurti, edhe në vitin 2023 Kurti ka vizituar shtëpinë-muze të familjes Qekrezi, duke e quajtuar Ferdonijen si nënën e të gjithë shqiptarëve.

Foto e Kurtit me Qekrezin gjatë vizitës në vitin 2023
Por pse Kurti u kritikua për këtë takim
Televizioni “Klan Kosova” pas publikimit të fotos së Kurtit, nxorri tituj si “Mashtrusi Kurti takohet me nënë Feridonijen”.

Gazetari Ilir Mirena e ka komentuar këtë zgjedhje të Kurtit si një shije të keqe. “Është fatkeqësi kur Albin Kurti, e sheh në ditën e fushatës shkon të nëna Ferdonije, e cila e ka përjetu një tragjedi jashtëzakonisht të rëndë. Edhe ky pesë vjet në pushtet, një ndër parullat ka qenë ‘’ne negociojmë me Serbinë pa e sqarua fatin e të pagjeturve’’. Dhe ky sot shkon aty me i ngjallë do ndjenja”-tha ai.

Bashkëpunëtorë të ngushtë të Kurtit, si Dejona Mihali ka vënë në dukje mosreagimin për titullin që përmban etiketimin “Mashtrues” për Kurtin. Ndërsa kujtojmë se fushatat kanë nisur tashmë, për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.


