Me afrimin e zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë nisur me premtimet e tyre nga më të ndryshmet. Shehaj ditën e sotme doli me një propzim të ri që ka nxitur reagime të shumta. Ai propozoi një reduktim të parave të shpenzuara për administratën shtetërore dhe këtë gjë ai pretendon ta bëjë nëpërmjet reduktimit të punonjësve dhe programeve të RTSH-së.

Në një video të fundit, Shehaj ka kritikuar RTSH-në, duke theksuar se televizioni shtetëror i kushton qytetarëve rreth 30 milionë euro në vit dhe ka 1000 të punësuar, të cilët paguhen nga taksat e shqiptarëve, që në të vërtetë nuk e ndjekin RTSH-në sipas Shehajt.

Por si u prit ky propozim ?

Pas kësaj deklarate në rrjetet sociale nisën kritikat e para, një prej tyre është dhe lektori Ervin Goci, i cili u shpreh kundër idesë së Shehajt për uljen e buxhetit të RTSH-së, duke argumentuar se një masë e tillë do të ndikonte negativisht në cilësinë e përmbajtjes televizive dhe do të cënonte funksionimin e pavarur të medias publike.

“Agron Shehaj e quan RTSH-në administratë publike dhe nga gjithë mullarët e asgjesë që ka në shtetin shqiptar shkon dhe i bën një atentat me video të vetmes agjenci që paratë i merr direkt nga qytetarët dhe jo nga shteti”.– tha ai.

Nga ana tjetër, Lutfi Dervishi e kritikoi këtë propozim, duke e quajtur atë një tentativë për të shfrytëzuar RTSH-në për interesa të ngushta politike. Sipas tij, një ulje e buxhetit të RTSH-së mund të çonte në një humbje të rëndësishme të pluralizmit mediatik dhe mund të rrezikonte ekuilibrin ndërmjet mediave publike dhe atyre private.

“Sot më shumë se kurrë, ka nevojë për një ekran që nuk e mat suksesin me klikime, që nuk i shërben partive, por publikut, dhe që nuk e sheh shikuesin si konsumator meme-sh.”– theksoi ai.

Irena Beqiraj gjithashtu është bërë pjesë e replikave kundër asaj që propozoi Shehaj, duke pyetur se pse nuk mendohet që RTSH-ja të kthehet në një televizion kombëtar të suksesshëm por e kundërta.

“Po sikur Gonçja ( kështu u thërrasim Agronëve në Vlorë ) që po kërkon votën ta vrasë mendjen e të hartojë një strategji sesi ta kthejmë TVSH -në në një televizion kombëtar të sukseshëm ?!”– shkruan ajo.

Edhe Arlind Qori nuk ka nguruar të bëhet pjesë e reagimeve, duke e cilësuar RTSH-në si të vetmin televizion jokomercial, ku qytetari mund të ndjekë muzikë klasike, shfaqje teatrale apo diskutime mbi kulturën.

“RTSH, si çdo institucion publik, mund dhe duhet kritikuar, sidomos për sa i përket anësisë politike. Mirëpo sot ajo mbetet e vetmja dritare televizive jokomerciale, ku qytetari mund të ndjekë muzikë klasike, një shfaqje teatrale apo një diskutim mbi kulturën.”– shtoi ai.

Pas replikave që kundërshtuan propozimin ende nuk kemi një reagim nga Shehaj.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14