
Evis Sala i dorëzoi sot çelësat e ministrisë kryeministrit Edi Rama. Qëndroi në krye të Shëndetësisë më pak se 1 vit. Por pyetja është pse kaq shpejt? Edhe pse është përfolur prej ditësh se do dorëhiqej, edhe sot nuk është ende e qartë arsyeja e vërtetë. Gjatë një videoja Sala u shpreh se vazhdojë projektet akademike: “Për mua ky vit ka qenë një privilegj, një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe një mundësi për t’i kthyer Shqipërisë një pjesë të asaj që kam mësuar gjatë një karriere shkencore kombëtare për më shumë se 30 vjet. Do vazhdoj të kontribuoj në dijen, eksperiencën dhe dhe rrjetin tim profesional dhe ta përfaqësoj Shqipërinë me dinjitet kudo ku ka mundësi të jap kontributin tim, sepse detyrat kanë një fillim dhe një fund, por përgjegjësia dhe lidhja me vendin tënd nuk kanë kufij”.
Edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur falenderimet për punën dhe profesionalizmin e saj në krye të ministrisë së Shëndetësisë. “FALEMINDERIT! Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!”, tha Rama.

Gazetari Mentor Kikia i kërkon Salës të flasë nëse ajo vërtetë ka refuzuar të firmosë. Në një postim në rrjte sociale Kikia shkruan: “Nëse është kështu, Evis Sala duhet të flasësh! Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala dha dorëheqjen. Prej disa ditësh kjo ishte përfolur në media. Po ashtu ishte përfolur edhe shkaku. Sipas supozimeve, ajo ka refuzuar të hedhë firmën mbi një projekt-ligj. Bëhet fjalë për një “projekt” për krijimin e një agjencie private që do të përqëndrojë të gjithë procedurat e blerje – magazinim – shpërndarje, të ilaçeve, paisjeve mjeksore dhe çdo produkti tjetër që shërben në sistemin shëndetësor shqiptar. Duke shmangur kështu garën dhe tenderat në këtë sektor, e duke e lënë kontrollin e furnizmit në një dorë të vetme”.

Sipas Kikisë ky vendim i Salës duhet përshëndetur: “Opozita aludon se ky biznes gjigand, që praktikisht është një Ministri Shëndetësie private, do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë në Izrael. Nëse është kështu, pra që zonja Sala ka dhënë dorëheqjen për të mos hedhur firmën mbi këtë projekt, ajo duhet përshëndetur”. Kikia thekson se në këtë rast “kryeministri duhet të qartësojë parlamentin dhe publikun mbi këtë “mekanizëm” që i jep një njeriu të vetëm gjithë furnizimin me ilaçe e paisje të sistemit shëndetësor”.

Arsyeja e dorëheqjes së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë është komentuar edhe nga media të ndryshme. “A2CNN” shkruan se ajo “nuk arriti të dalë në anën tjetër të bregut”. Sipas tyre vendimi i Salës erdhi ende pa mbushur një vit në krye të ministrisë. Më tej shkruhet se: “Largimi nuk ishte një vendim i momentit. Burime nga stafi i saj bëjnë me dije se ishte një vendim i menduar dhe që kishte kohë që përflitej në korridoret e politikës”. Shkrimi vë në dukje edhe një krisje mes saj dhe kryeministrit Edi Rama për të cilën flitej në media. Pavarësisht kësaj, Sala ka falenderuar Ramën për mbështetjen që i ka dhënë.
“Report Tv” ka raportuar ende pa u bërë publik lajmi duke iu referuar burimeve të brendshme. “Sala e njoftoi largimin e saj gjatë mbledhjes së qeverisë që u mbajt këtë të mërkurë, me argumentin se do t’i duhet të vazhdojë karrierën e saj shkencore”, citohet nga “Shqiptarja.com”. “Syri.net” e ka paraqitur si një dorëhqje që përflitej edhe më herët. “Ndonëse emri i saj flitej për largimin nga kabineti qeverisës, në reagimin që bëri në rrjetet sociale për dorëheqjen, Sala shprehet se do të vijojë bashkëpunimin me Edi Ramën dhe angazhimin për projektet akademike”, shkruan duke shtuar se Sala pritej të largohej nga kabineti në një riformatim që qeverisë.

Në studion e “News 24”, gazetari Osman Stafa deklaroi se ajo ishte një dorëheqje e paramenduar. Sipas tij Sala nuk është treguar e sinqertë as në ikje. Stafa hedh dyshime për një përplasje mës saj dhe kryeministrit. Shkak për këtë këtë Stafa bën kërkesën që Rama i ka bërë Salës “të firmosë çështjen e superkompanisë, gjë që nuk është pranuar nga ministrja dhe raportet e tyre janë ndërprerë. Sado unë të gënjej apo ministrja, pacientët tek Onkologjiku e dinë të vërtetën e situatës në shëndetësi”.
Ai vijoi: “Kryeministri i ka kërkuar ministres që të firmosë çështjen e superkompanisë, gjë që nuk është pranuar nga ministrja dhe raportet e tyre janë ndërprerë. Sado unë të gënjej apo ministrja, pacientët tek Onkologjiku e dinë të vërtetën e situatës në shëndetësi”.


